E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi online ISKSH Shmangim abuzimin me recetat

Recetat për barnat me rimbursim tashmë do të rregjistrohen të gjitha dhe do të kontrollen në kohë rekord falë projektit më të fundit që ka përfunduar ISKSH, atë të hedhjes online të tyre në një sistem të posatshëm informatik. Kjo sipas drejtoreshës Elvana Hana,  u shpreh se falë këtij sistemi ISKSH brenda 48 orësh kontrollon të gjitha recetat e rimbursueshme që ekzekutojnë farmacitë që ka lidhur kontratë me këtë institucion.

“Janë informatizuar 96% e farmacive që përbëjnë rreth 800 farmaci dhe agjenci farmaceutike online të cilat e dërgojnë informacionin Brenda dy ditëve. Më përpara ky informacion dërgohej brenda 50 ditëve. Kjo na ndihmon për të parashikuar shpenzime të rimbursimit, por anga ana tjetër ul korrupsionin duke mos lejuar hedhje të recetave fictive apo të recetave të tjera të rregulluara”- tha Hana.

Një nga projektet më të fundit që ISKSH pritet të finalizojë është ai ndërtimit të sistemit të integruar të informacionit  të skemës  sociale  të sigurimeve  shëndetësore. Përfundimi i këtij projekti dhe implementimi I tij do të bëjnë të mundur që ISKSH të jetë një blerës real i paketave të shërbimeve  shëndetsore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›