Vizat, Fratini-Zhbogar "lobojnë" për Shqipërinë
Ministrat e Jashtëm të Sllovenisë dhe Italisë, Samuel Zhbogar dhe Franko Fratini, i kanë dërguar një letër Presidencës suedeze, ku kërkojnë përcaktimin e një date paraprake për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Pasi shpjegojnë impaktin pozitiv që do të ketë heqja e vizave para Krishtlindjeve për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, Zhbogar dhe Fratini insistojnë se tani ka ardhur koha që vëmendja të fokusohet në Shqipëri dhe Bosnjë. "Duke pranuar që këto dy vende po përmbushin kriteret e udhërrëfyesit, një datë paraprake mund të përcaktohet për t‘ju dhënë një perspektivë të qartë për të ardhmen e afërt", thuhet në letrën e kryediplomatëve të Sllovenisë dhe Italisë. Dy ministrat e Jashtëm deklarojnë se ekspertët italianë dhe sllovenë janë gati t‘i bashkohen misionit që Komisioni do të dërgojë në mesin e dhjetorit në Shqipëri e Bosnje për të verifikuar në terren përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit. Në letrën dërguar Presidencës suedeze të BE-së dhe 24 vendeve të tjera anëtare, ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë i kërkojnë Komisionit që të përgatisë rekomandimin sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe presin nga homologët e tyre europianë që të angazhohen si Sllovenia e Italia.
"Ndërthurja e përpjekjeve tona do të ndihmojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë për të përmbushur kushtet e mbetura të udhërrëfyesit, duke ju mundësuar kështu që të përfshihen në një regjim pa viza gjatë Presidencës spanjolle", përfundojnë letrën e tyre dy shefat e diplomacisë së Italisë e Sllovenisë.
Vlen të theksohet se kërkesa e dy ministrave përputhet me kalendarin e Komisionit Europian, si për dërgimin e grupit të parë të ekspertëve në dhjetor ashtu edhe për rekomandimin e mundshëm të Komisionit në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Meqenëse Spanja do të udhëheqë Bashkimin Europian nga 1 janari deri më 31 qershor 2010, letra slloveno-italiane përbën thirrje për një angazhim të qartë të vendeve anëtare që të votojnë në kohë pas rekomandimit të Komisionit dhe miratimit nga Parlamenti Europian. Kjo thirrje vjen pas raportit të Tanja Fajon, ku negociatat me vendet anëtare dhe Komisionin dështuan në përcaktimin e një date paraprake për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.