Gjykata e Tiranës pushon kërkesën e Ylli Pinarit
Gjyqtari i çështjes: “Nuk është kompetencë e jona, por vetëm e Gjykatës së Lartë”. Pinari pati paditur Prokurorinë për sekuestrimet që ka bërë pas arrestimit të tij
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Tiranës pushoi dje së gjykuari kërkesën e ish-drejtorit të MEICO-s, Ylli Pinari. Gjyqtari i çështjes, Petrit Çomo, dha si argument për vendimin e tij se kjo kërkesë duhet t’i kalonte për kompetencë gjykimi Gjykatës së Lartë, duke qenë se dhe çështja në fjalë ka vajtur për gjykim në këtë gjykatë. Vetëm pak ditë më parë, Ylli Pinari, i cili akuzohet si një nga përgjegjësit për shpërthimin në Gërdec, kërkoi që Gjykata ta cilësonte të paligjshëm sekuestrimin e Prokurorisë. Sipas tij, pas arrestimit prokurorët kishin sekuestruar dokumente dhe sende personale të tijat, që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.
Kërkesa
Kërkesa e Ylli Pinarit është pushuar dje nga Gjykata e Tiranës, duke u cilësuar si jokompetente për rastin në fjalë. Avokati i Pinarit, Ardian Leka, e mësoi vendimin gjatë seancës së djeshme. Ai, me kërkesë të klientit, kishte paditur Prokurorinë në lidhje me sekuestron që i ishin bërë. Pritet që kjo padi të kalojë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Të paktën kështu është shprehur avokati, i cili ka premtuar se do ta ndjekin në rrugë ligjore këtë shkelje të institucioni të akuzës.
Dosja
Nga shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se nga Prokuroria e Përgjithshme kanë filluar hetimet dhe është regjistruar procedimi penal nr. 3, viti 2008, ku po hetohet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Gërdec. Ndërmjet të pandehurve të kësaj çështjeje penale është edhe kërkuesi Ylli Pinari. Në kuadër të hetimeve të kësaj çështjeje, oficerët e Policisë Gjyqësore, pa dijeninë dhe pa njoftuar të pandehurin, si dhe avokatin e tij, kanë ushtruar një kontroll në arshivën e ndërmarrjes “MEICO”, si dhe në zyrën e ish-drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, kërkuesit Ylli Pinari. Pasi janë bërë procesverbalet përkatëse nga oficerët e Policisë Gjyqësore, janë përpiluar aktet dhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Alfred Progonati, ka bërë vleftësimin e sekuestrove për sendet dhe dokumentet e sekuestruara. Duke i konsideruar dy vendimet e vleftësimit të sekuestrove të dt. 03.04.2008, të kundërligjshme, kërkuesi, me anë të avokatit të tij, i është drejtuar Gjykatës, ku kërkon shfuqizimin e dy vendimeve të Prokurorisë të përmendura më lart. Prokurori paraqiti një dokument, me anë të të cilit provohet se çështja tani ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Lartë. “Në këto kushte, kur hetimet paraprake kanë përfunduar dhe çështja është për gjykim në Gjykatën e Lartë, i takon kësaj gjykate të zgjidhë kërkesat e palëve dhe të çmojë ligjshmërinë e akteve që ndodhen në fashikullin e Prokurorisë”, - thuhet në vendimin e zbardhur nga gjyqtari Çomo.
2 Prill 2009