E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-zyrtari i procesit “Pasaportat” kërkon të rifitojë lirinë



Tiranë - Edmond Aliaj, ish-zyrtari i cilësuar fajtor në procesin e bujshëm të pasaportave, kërkon të lajë njëherë e mirë duart me Drejtësinë shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, avokati i tij ka depozituar një padi në Gjykatën e Tiranës, ku kërkon t’i parashkruhet ekzekutimi i vendimit. E thënë ndryshe, Aliaj, duke qenë se ka mundur t’u shpëtojë prangave përgjatë gjithë këtyre viteve, atëherë i lind e drejta të shfuqizojë vendimin e dhënë ndaj tij. Në këtë mënyrë ai mund të rikthehet në vendlindje pas gjithë këtyre viteve duke mos rrezikuar që të arrestohet. Aliaj ishte drejtori i Prokurimeve dhe u akuzua nga prokuroria se ishte një prej zyrtarëve që abuzuan me tenderin për pasaportat. Në të njëjtin proces me të u gjykuan dhe Bujar Himçi, Veli Myftari dhe Arben Prifti. Vendimi për ta tashmë ka marrë formën e prerë prej vitesh, duke i kaluar të gjithë fazat e gjykimit. I vetmi që mori pafajësinë ishte Arben Prifti. Mbi të akuzuarit rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me tenderat.

2 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›