E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë dhjetëfish për kontributet

Ishte 10 mijë lekë dhe bëhet 50 mijë deri në 100 mijë. Një nga ndryshimet në ligjin "Për procedurat tatimore", miratuar dje në Kuvend, prek edhe pjesën e kontributeve që nuk deklarohen nga tatimpaguesi. Për çdo punonjës të padeklaruar në tatime, subjekti gjobitej me 10 mijë lekë, ndërsa tani do të ketë një ndarje: subjekti me TVSH do të gjobitet me 100 mijë lekë, kurse subjekti i vogël me 50 mijë lekë, përfshi dhe pagimin e detyrimit tatimor. Sipas Ministrisë së Financave, arsyeja e ndryshimit të ligjit ka të bëjë me faktin se për detyrime të papaguara në afat, që i përkasin shumave deri në 200 mijë lekë ndaj tatimpaguesve rezulton një penalitet i barabartë, në masën 10 mijë lekë. Ky qëndrim prek një numër të madh tatimpaguesit, kryesisht biznesin e vogël.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›