E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: Nuk shoh klimë për kompromis Rama-Berisha

Rama dhe Berisha kanë shkuar aq larg me akuzat ndaj njëri tjetrit, sa fillimi i dialogut mes tyre duket i pamundur. Ky është konstatimi që bëri dje për situatën aktuale politikë në vend një nga themeluesët kryesore të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaji. I ftuar në emisionin televiziv "Opinion", Mustafaji, dënoi sulmet e kryeministrit Berish nga foltorja e parlamentit për kryetarin e opozitës, Edi Rama. "Unë nuk shoh klimë për kompromisin, as nga Rama as nga Berisha. Për mua Berisha bëri një gabim të madh, në sulmet që i bëri opozitës në Parlament", theksoi ish ministri i Jashtëm, Mustafaji. Sipas tij, reagimi i Berishës ishe i pajustifikuar nisur nga fakti se ai është një kryeministër i ligjshëm dhe ka një maxhorancë të mjaftueshme për të qeverisur vendin. Por nga ana tjetër, Muistafaji e shikon si një vendim parapolitik dhe ta pabazuar në argumenta, vendimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama për të bojkotuar parlamentin dhe për të mos njohur zgjedhjet parlamentare të qershorit. "Ligji ishte i qartë në rezultatin që prodhoi. Ishte ligj i propozuar nga PS dhe Rama. Nuk është një qëndrim që prodhon realisht stabilitet politik as perspektivë për PS. Nuk e di se ku do të shkojë", argumentoi ai. Nisur nga këto, Mustafaji doli në konkluzionin se aktualisht nuk ka një klimë e cila mund të çoj në një kompromis midis Berishës dhe Ramës. Themeluesi i PD-së, foli dje gjatë edhe për dhjetorin e 19 viteve më parë, kur ai, Berisha, Azem Hajdari "ishin në vendin e duhur, në kohën e duhur". Ai thekson se ka qënë personi i cili i ka prezantuar kryeministrit aktual, Berisha, liderin e dhjetorit Azem Hajdarin. Për herë të parë Mustafaji flet edhe për arsyet e vërteta të cilat e çuan drejt dorëheqjes së tij si ministër i Jashtëm. Themeluesi i PD-së shpjegon se ishte prishja e miqësisë shumë vjeçare me Berishës, ajo që e bëri të "lodhej" nga mbajtja e postit të ministrit. "Bashkëpunimi me Berishën që nga themelimi i PD dhe deri në vitin 2007 mbështetej në dy kolona. Së pari angazhimi i përbashkët politik dhe së dyti miqësia. Në një moment një nga këto dy kolona u prish dhe u prish miqësia. Ndaj dhe unë u largova nga kabineti", kujton Mustafaji. Sipas tij, marrëdhëniet me kryeministrin erdhën duke u përkeqësuar në momentin kur Berisha sipas tij, u shpall hapur kundër kandiddimit të tij për postin e kryetarit të PD-së në Tiranë. Por themeluesi i PD-së, tregon se mes tij dhe Berishës, ekziston kortezia, siç ka qënë urimi që ai i bëri nëpërmjet mesazhit në telefon në rastin e futjes së Shqipërisë në NATO dhe hapjes së tunelit të Kalimashit. Mustafaji flet edhe për situatën brenda PD-së, ku pohon se ka një rivalitet të ravijëzuar mirë. Por sipas tij, largimi i Berishës nga kryetari i PD do të sillte përçarje. "Ne sot nuk kemi asnjë arsye se Topalli me Bashën mund të bëjnë ekip bashkë. Që këtu nis përçarja", shpjegon Mustafaji. Po kështu ai pohon se në rast se brenda PD do të kishte garë reale, Berisha nuk mund të merrte as 80% të votave.

F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›