E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, bashkia thyen rekordet

Bashkia e Tiranës, përveç rekordit "Gines" që ka thyer për korrupsionin, në librin e rekordeve ka hyrë edhe për ndërtimin e pistës më të vogël të akullit me rastin e Vitit të Ri. Këtë deklaratë e bëri dje deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Ai deklaroi se paradokset e Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Edi Rama dhe paradoksi kryesor është korrupsioni. Në këtë kuadër, deputeti i PD-së theksoi se një nga aferat më të pastra të korrupsionit është ajo e shitjes prej 12 mijë lekësh metri katror i tokës që rrethon kompleksin "Tajvani". "Kemi një dokument të Bashkisë së Tiranës, i datuar në vitin 2004, ku jep vlerësimin e çmimit për hotel ‘Dajtin‘, në vlerën 1500 euro metri katror. Kemi një vendim të Bashkisë së Tiranës të vitit 2005, një vit më pas, ku jep vlerësimin për pronën tek ‘Tajvani‘, përballë hotel ish-Dajtit, me një vlerë prej 12 mijë lekësh metri katror ose 97 euro", sqaroi Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›