“Patrullat e Përgjithshme”, lista e plotë e fituesve
Autori i Lajmit: red.
Fitojnë fazën e parë të konkurrimit për në shkollën e “Patrullave të Përgjithshme” 68 konkurrentë. Kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë nga qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër. Në përfundim të konkurrimit të ditës së djeshme u shpallën fitues të testimit me shkrim 68 aplikantë, të cilët arritën të grumbullonin mbi 60 pikë. Kandidatët e shpallur fitues të testimit me shkrim do t u nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se aplikantët që rezultuan fitues të testimit me shkrim do t i nënshtrohen testimit fizik në datën 30.04.2009, në orën 08.00 në stadiumin e qytetit të Lushnjës. Aplikantët duhet të paraqiten ditën dhe orën e përcaktuar për testimin fizik, të veshur me uniformë sportive. Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 09.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00 pranë këtij universiteti. Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në datën 18.05.2009. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.00 pranë këtij universiteti.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009