E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjobë firmës së rrugës, dëmtoi pronat



SARANDE - Inspektorati Ndërtimor i komunës Aliko, pas disa paralajmërimeve gjobiti dje me 500 mijë lekë firmën greke "AEGEK" që po punon për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës nga Qafë-Bota drejt hyrjes së Sarandës. Shkak për këtë gjobë mësohet se është bërë moskorrektësia me pushtetin vendor si dhe dëmtim i pronës shtetërore dhe asaj private. Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor i komunës Aliko, Gjergji Ymeri, tha se, firma ndërtuese "AEGEK" nuk ka zbatuar rregullat që përcakton ligji i urbanistikës. "Vihet re se ajo ka bërë gërmime jashtë projektit madje ka hedhur vend e pa vend edhe mbetje inerte, duke shkatërruar kështu prona publike, ka bllokuar kolektorë të kullimit dhe ato të ujitjes, ka mbushur argjinaturat, të cilat përbëjnë rrezik për përmbytjen e fushës së Vurgt në raste shirash". Sipas Ymerit, nëse firma nuk merr masa, atëherë do të shkohet deri në kallëzim penal. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›