E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 3 shpërndarësve të drogës



ELBASAN - Policia e Elbasanit arrestoi 3 persona, të akuzuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet. Majan, Fatmir dhe Florenc Zorellari, të afërm mes tyre janë vënë në pranga, pasi iu bllokua një sasi prej 280 gramë lënde narkotike, e llojit kanabis sativa. Policia bën të ditur gjithashtu se është shpallur në kërkim dhe Lavdosh Bregu, 34 vjeç. Tre personat u arrestuan në orët e mbrëmjes së të shtunës, në një banesë në lagjen e Rrapishtës, pas një aksioni të koduar "Pasarela". Sipas policisë, grupi kishte kohë që merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike, ndërsa policia, nëpërmjet gjurmimit arriti t'i kapte bashkë me lëndën narkotike. Sasia e kanabis sativa ishte e destinuar për në tregun e Elbasanit, kryesisht për moshat e reja, pohohet nga burime të policisë. Policia po punon për të gjetur furnizuesit e grupit me drogë. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›