Gjobë, kush fyen flamurin

31/03/2005 Një grup deputetësh kanë kërkuar lehtësira për dënimet në rastet e ofendimit të simboleve kombëtare
Propozohet ndryshimi për garantimin e selive diplomatike
Një grup prej 23 deputetësh, nga të gjitha forcat politike, kanë kërkuar ndryshimin e masës së dënimit në rastet e fyerjes së simboleve të shtetit, apo të funksionarëve të lartë. Kërkesa për ndryshimin e Kodit Penal është kërkuar prej Konferencës Rajonale "Deformacioni dhe Liria e Shprehjes" dhe janë cilësuar në përputhje me eksperiencat e vendeve të tjera. Duket se me marrjen e firmës prej deputetëve të të gjitha partive, iniciatorët kanë garantuar dhe votimin me konsensus të plotë.
Simbolet
"Dëmtimi i qëllimshëm i flamurit, ose i stemës së Republikës së Shqipërisë të ekspozuara në institucionet zyrtare përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë", thuhet në propozimin e deputetëve. Ndërsa në ligjin aktual, fyerja e Flamurit, ose e Stemës së Republikës, sipas Kodit Penal, dënohet me burgim. Neni është shfuqizuar, sepse në formën aktuale cënon formën e lirisë së shprehjes me anë të protestës.
Funksionarët
Ndjekja penale për rastet e fyerjeve të rënda për shkak të detyrës të funksionarëve më të lartë të shtetit është shfuqizuar, duke parashikuar vetëm shqyrtimin sipas Kodit Civil. Duke kërkuar që në draft të mos lejohet fyerja e policëve, gjyqtarëve apo funksionarëve të tjerë jo politikë, propozuesit kanë shprehur mendimin se për këto raste të funksionojë Kodi Penal. "Megjithatë, ndryshimet parashikojnë mbrojtjen ndaj fyerjeve për personat e tjerë jo politikë, për shkak të detyrës", thuhet në projektligj.
Gjithashtu, në relacionin e paraqitur prej deputetëve thuhet se në Kodin Penal ka parashikime të tjera për dënimin e shkrimeve që sjellin si pasojë provokime, apo reagime të dhunshme.
Selitë diplomatike
Projekti i deputetëve propozon shfuqizimin e nenit 227 të Kodit Penal, mbi fyerjen e përfaqësive diplomatike të huaja, sepse kjo dispozitë krijon një mbrojtje të posaçme për përfaqësuesit e shteteve të huaja për hir të mbrojtjes së marrëdhënieve me shtetet e tjera. Kjo mbrojtje e posaçme nuk është e justifikuar prej Konventës Evropiane, duke qenë se mbrojtja e marrëdhënieve me shtetet e tjera nuk konsiderohet nga Konventa për të Drejtat e Njeriut si një shkak për legjitimim për kufizimin e lirisë së shprehjes dhe se personat publikë, janë më të ekspozuar ndaj opinionit publik dhe gëzojnë të drejta më të kufizuara në drejtim të reputacionit sesa personat privatë. Në këtë mënyrë është vlerësuar se në Shqipëri është e nevojshme krijimi i të gjitha hapësirave ligjore për të drejtën e fjalës. Madje, deputetët kanë kërkuar të tjera procedura për gjykimin e shpifjeve apo dhe të dhënies së masës së dënimit në raste se një person akuzohet për dhënie të thënieve të pavërteta, që prekin reputacionin e një personi tjetër.
Propozuesit
Besnik Mustafaj
Petro Koçi
Preç Zogaj
Marko Bello
Musa Ulqini
Neritan Alibali
Vili Minarolli
Arben Imami
Teodor Laço
Arian Starova
Bardhyl Londo
Edi Paloka
Ardian Myslymaj
Pjetër Arbnori
Nard Ndoka
Shpëtim Rroqi
Taulant Dedja
Luan Rama
Bardhyl Agasi
Nikollë Lesi
Fatmir Mediu
Valentina Leskaj
Kristo Goxhi
Tri muaj burg, kush fyen arbitrin
Deputetët kanë kërkuar që në Kodin Civil të parashikohen masa të tjera dënimi në rastet e fyerjes së gjyqtarëve apo të arbitrave. Masa më e lartë e dënimit është kërkuar që të jetë 3 muaj. "Fyrja e një gjyqtari, anëtarëve të trupit gjykues, ose të çdo arbitri, të caktuar për një çështje, në lidhje me veprimtarinë e tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri muaj", thuhet në propozimin e 23 deputetëve. Drafti pritet të kalojë në mesin e muajit prill në Komisionin e Ligjeve. Duket se partitë kanë rënë dakord paraprakisht për miratimin e pikave të mësipërme, duke i cilësuar dhe tepër të rëndësishme. Për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal dhe në atë Civil duhen minimalisht 84 deputetë. Propozuesit kanë parashikuar dhe se si do të veprohet në rastet kur një çështje për shpifje është në proces. "Çështjet e procedurës penale në proces të ngritura sipas legjislacionit ekzistues, kanë të drejtë të ngrejnë një padi civile brenda tri muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji", thuhet në propozim.
Dënimi vetëm kur vërtetohet faji
Në projektligjin e paraqitur në Kuvend, është kërkuar dhe ndryshimi i formës së gjykimit të një rasti për shpifje. "Personi që pëson një dëm jo pasuror ka të drejtë të shpërblehet kur, ka pësuar një dëmtim të shëndetit, është cënuar reputacioni i tij, nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme me mënyrë faktike, fyhet kujtimi i një të vdekuri nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme. Të afërm të të vdekurit kanë të drejtë të kërkojnë shpërblimin e dëmit jopasuror në rast se është cënuar reputacioni", thuhet në propozim. Në këto raste dëmshpërblimi do të jetë sipas Kodit Civil, duke shmangur kështu masat e rënda të dënimit. Gjykata vendos për përgjegjësinë, duke marrë parasysh mënyrën, formën dhe kohën e përhapjes së thënieve, mirëbesimin dhe respektimin e normave të etikës profesionale prej autorit të thënieve, faktin nëse thëniet kanë të bëjnë me çështje të jetës private të personit të dëmtuar, apo çështje me interes publik ose politik. Gjithsesi, tendenca nuk do të jetë vetëm kundër atij që ka shpërndarë thëniet, por do të jetë në vërtetimin e dëmit.