Nuk ka dënim për politikanët
31/03/2005 Njëzetetre deputetë kanë propozuar që gjykata, në shqyrtimin e një çështjeje për shpifje, të mos marrë për bazë vetëm faktin nëse thëniet kanë qenë ose jo të vërteta, trupi gjykues duhet të vërtetojë dhe faktin që, nëse ai që ka dhënë informacionin ka pasur dijeni mbi pasojat, apo jo dhe mbi vërtetësinë e atyre thënieve. "Në rast se thëniet e rreme kanë lidhje me interes publik, apo politik, apo kandidat në zgjedhje, personi mban përgjegjësinë vetëm në qoftë se i ka përhapur thëniet, duke qenë në dijeni të pavërtetësisë së tyre, ose duke pasur dyshime serioze mbi vërtetësinë e tyre", thuhet në darft. Kjo është nisma e parë që ndërmerret për të lehtësuar debatin mes mediave dhe politikanëve për shkrimet, apo për thëniet e dhëna. Megjitatë, duket se propozimi do të hyjë në fuqi vetëm për legjislaturën e ardhshme. Kjo dhe për vetë faktin se Kuvendi nuk ka nisur ende diskutimin në parim.