Për çdo qytet do të ketë hartë të çmimeve

30/03/2005 Kryetari i Komitetit të Pronave, Sinaj, zbardh formulën e re
Për të vendosur çmimin e tokave në procesin e kompensimit të ish-pronarëve, Komiteti Shtetëror do të miratojë një tjetër studim, që do të përfshijë të gjitha zonat e Shqipërisë. Gjatë diskutimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë kryetari Sokrat Sinaj është shprehur se Komiteti do të mbledhë të 60 komisionerët vendorë, dhe do të përcaktohen qartë të gjithë çmimet në të gjitha zonat e qyteteve të veçanta. Pas kësaj deklarate, anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, kanë ulur tonet e diskutimit, duke pranuar se vetëm me këtë mënyrë do të arrihet në uljen e abuzimeve të mundshme. Gjithsesi, vetëm sot komisioni do të miratojë nenet përfundimtare të metodikës së vendosjes së çmimit të tokave në Shqipëri.
Vendimi
Në relacionin e paraqitur dje, anëtarët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë kanë propozuar që forcat politike të miratojnë metodikën përkatëse. Sipas analizës së paraqitur për këtë çështje, përcaktimi i kategorisë së tokës bujqësore bazohet në potencialin agronomik që ka sipërfaqja. Kategoritë ndahen në pesë, sipas studimit agro-pedologjik. Të dhënat disponohen në Qarqe dhe në Institutin e Studimit të Tokave. Në këtë mënyrë përfitohen kategoria me koeficientin respektiv dhe rendimenti potencial për t'u realizuar. Gjithashtu, komisioni përcakton se metodika vendos çmimet në bazë të strukturës së mbjelljeve. Bazën e propozuar për llogaritjen e formulave, Komisioni i Ekonomisë e ka vlerësuar tepër të thjeshtë dhe të zbatueshme. Organi monitorues, sërish do të mbetet Komiteti Shtetëror.
Çmimet
Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave ka vendosur që, si bazë e përcaktimit të çmimit të tokës, për një njësi, të jetë fitimi që ajo sjell nga prodhimi. Fitimi do të pjesëtohet me interesin bankar dhe do të shumëzohet me koeficientin e ujitjes, afërsisë me tregun, zhvillimit dhe infrastrukturën. Çmimin më të lartë do ta ketë ajo tokë që plotëson kushtet më të larta për koeficientët përkatës. Sa më e ujitshme, më pranë tregut, në zona të zhvilluara dhe toka me infrastrukturën më të rregullt, do të ketë dhe çmimin më të lartë. Ndërsa për tokat truall, në zonat ku ndërtueshmëria është më e lartë dhe ku çmimet e shitjes së apartamenteve janë më të shtrenjta, dhe çmimi i tokës në procesin e kthimit dhe kompensimit do të jenë më të larta. Megjithatë, puna për shqyrtimin e kërkesave të ish-pronarëve do të nisë vetëm pasi qeveria të ketë paraqitur hartën e tokave të lira dhe të vlerës së kapitaleve shtetërore, që do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve.Ritvan Bode
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ritvan Bode, ka kundërshtuar dje vendosjen e koeficientëve të tokës në Metodikën e hartuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas Bodes, toka duhet të vlerësohet në bazë të rendimentit dhe efektivitetit të saj, dhe të bëhet studim në çdo zonë, me qëllim që të kemi një përcaktim sa më të saktë të çmimit të tokës, të përafërt me çmimin e tregut. “Toka është një mjet prodhimi dhe në përcaktimin e çmimit të saj duhet marrë parasysh efektiviteti në çdo zonë, me qëllim që t’i afrohemi sa më shumë çmimit të tregut. Unë po ju jap një shembull, për 40 ha tokë unë kam përgatitur një herë 9 variante të ndryshëm për vendosjen e koefiçientëve. Pra, ajo që dua të them është që toka të vlerësohet në bazë të efektiviteti të saj, duke marrë parasysh biodiversitetin, kushtet fizike dhe kimike etj. Një tokë në Lushnjë mund të jetë më e mirë se në Ballagat, por mund të ndodhë dhe e kundërta për pjesë të veçanta të kësaj toke”, tha Bode.
Lekë Çukaj
Deputeti i Partisë Socialiste, Lekë Çukaj, tha dje se në Metodikën e hartuar nga Komiteti i Pronave nuk janë marrë parasysh, në vendosjen e koeficientëve përkatës, cilësitë kimike dhe fizike të tokës bujqësore. “Për tokën imobiliare, pavarësisht se keni bërë një punë të mirë, sërish mund të them se keni ndërtuar një kështjellë në rërë. Në studimin tuaj nuk janë marrë parasysh cilësitë fiziko-kimike të tokës. Pra, referencat mbi këtë temë nuk janë të sakta. Mendoj se në këtë temë duhet të ndalemi seriozisht, që të mos kemi probleme më pas. Hartuesit e programit duhet ta dinë se ky draft po kaloi këtu, më pas miratohet në parlament. Duhet bërë korrektimi i koeficientëve. Do t'ju lutesha shumë të mos merrni si pikë reference statistikat e viteve '93-'96, dhe çmimet e atëhershme. Duhet të jemi realistë për këtë çështje që mos kemi probleme më pas”, tha Çukaj. Në këtë mënyrë ai ka këmbëngulur në vendosjen e çmimeve më reale, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në vlerësimet që do të bëhen.
Sokrat Sinaj
Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sokrat Sinaj, tha dje se filozofia e Metodikës së kthimit të pronave, është përafrimi sa më shumë të jetë e mundur i tokës bujqësore me çmimin e tregut. Sinaj tha se është e pamundur që të bëhet studimi i të gjitha zonave një për një. “Filozofia e Komitetit të Pronave, ka qenë që të bëjmë një Metodikë, që të bëjë të mundur kompensimin e pronarëve me çmimet e përafërta të tregut. Vendosja e koficientëve të kompensimit në bazë të zonave të ndryshme të vendit është thuajse e pamundur dhe do ta zvarriste në pafundësi procesin. Ne kemi menduar që në këtë t'i referohemi ndarjes së vendit në 5 zona të ndryshme“, tha Sinaj. Reagimi i kryetarit të Komitetit të Pronave erdhi pas kundërshtimeve nga një pjesë e deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, lidhur me vendosjen e koeficientëve të tokës. Nga ana tjetër, ai ka sqaruar se Komiteti Shtetëror i Pronave do të mriatojë dhe një studim, ku do të paraqiten çmimet konkrete për të gjitha zonat në qytetet e Shqipërisë. Kështu, në konsultimin që do të zhvillohet me anëtarët e Komisioneve Zonale do të miratohet harta konkrete e çmimeve, që prej komisionerëve vetëm sa do të zbatohet.
Ylli Bufi
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Ylli Bufi, tha dje se komisioni nuk ka për qëllim të miratojë çminin e tokës, por koeficientët e saj. Për këtë qëllim, Bufi i ka kërkuar Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Tokave të përcaktojë saktë ndarjen rajonale, që është përdorur për vendosjen e koeficientëve. “Ju duhet të vendosni se në sa zona rajonale është ndarë Metodika, në të cilën janë bazuar dhe koeficientët. Komisioni i Ekonomisë nuk ka si qëllim që të përcaktojë çmimin e tokës, por koeficientët që do të përdoren për kompensimin e tokës. Pra, sa do të jenë këta koeficientë në rajone sipas ndarjes që ju keni përdorur në Metodikën e kthimit dhe kompensimit të pronave“, tha Bufi. Sipas tij, pa ardhur ndraja rajonale, Komisioni i Ekonomisë nuk mund ta vazhdojë punën për miratimin e Metodikës. Ndaj, për të sjellë përshpejtimin e punës, ai ka kërkuar paraqitjen e draftit sa më parë. Dje u vendos që diskutimi i fundit të zhvillohet sot në këtë komision.