Savra, atje ku të internuarit kanë ngelur sërish të tillë…
28/03/2005 Reportazh nga fshati më i madh i të persekutuarve dhe
burgosurve politikë…
“Kur duam të mallkojmë me gjithë shpirt një njeri, i themi: “Jetofsh në Savër!”
LUSHNJE - Jo më larg se 3 km larg qytetit të Lushnjës, në kthesën majtas kur shkon për në Fier, të shfaqet para syve një fshat në dukje i zakonshëm, por që në të vërtetë mbart një peshë të madhe dhimbjeje, me gjithë kalimin e viteve. Edhe pse është fshat, në ndarjen administrative është lagje e qytetit të Lushnjës, mbetur kjo që nga koha e demokracisë. Është Savra.
Shfaqet fillimisht në të dy anët e një rruge jo të asfaltuar me një grumbull pallatesh të vjetër, ndërsa në rrugicat e brendshme të saj, duken ende gjurmët e barakave dhe kapanoneve të të internuarve dhe të burgosurve politikë. Këtu fillon dhe Savra e vërtetë, emri famëkeq i së cilës, ende shqiptohet nga ata që kanë ndjerë në shpatullat e tyre dhimbjen e një jete të shkuar dëm…
Ardhacakët e Savrës, bujq të varfër
Savra ka rreth 2300 frymë dhe pothuajse i gjithë fshati është i papunë.”Nuk ka më vendas- thonë banorët, por të ardhur nga fshatrat më të thella të Gramshit,Skraparit, Dibrës etj., kështu që duke ardhur nga vende të varfra, vazhdojnë të bëjnë një jetë të tillë.”
Në Savër nevojat jetike si uji dhe energjia elektrike, vijnë me pikatore. Amvisat ankohen se uji vjen vetëm 2 orë në ditë, por ka ditë që nuk vjen fare, ndërsa energjia elektrike vjen vetëm në orët e vona të pasdites.
”Ne mbushim ujë në Lushnjë ngarkuar me kafshë si në mesjetë-tregon njëra nga ato. Janë shumë të varfër, nuk shikon makina, nuk sheh njerëz të blejnë. Shikoni dhe kanalet ujitëse, krejtësisht të bllokuara. Askujt nuk i shkon ndër mend për to. Në tokat tona nuk mbjellim kultura si grurë apo misër, pale të mendosh për zarzavate, sepse fitimi është shuëm i vogël, për shkak të mbytjes së tregut me prodhimet e huaja dhe çmimet e shërbimit të tokës dhe kimikatet tepër të larta”, thonë ish-bujqit.
Pak foragjere duket se sjell jetë për ta. Nuk ka sera, e buka nxirret me veshtirësi.
Shtëpitë e braktisura
Banesat në Savër janë tipike të vjetra dhe rrallë të zë syri ndonjë të re në ndërtim e sipër. Shumë prej tyre janë të braktisura. Ato janë barakat e ish të internuarve dhe të përndjekurve politikë. Tek sheh këto ndërtesa dhe gjurmët e shkatërrimit të lëna në ish-zyrat, apo në ish-kinemanë, në muret e të cilave dallon lehtë gjurmët e parrullave të monizmit, të duket sikur koha në Savër ka ndalur dhe qytetërimi e mirëqënia janë me vite drite larg…
Në Savër kanë ngelur vetëm 4 familje të përndjekurish, qysh nga vitit 1950 e deri më sot.
Pothuajse në të vetmin dyqan ku blerësit numërohen me gishta pyetëm për familjet e të përndjekurve. Na drejtuan tek njëri prej tyre, Sofo Kuqeshi.
”Ai ka ngelur qysh nga vitet e persekutimit në Savër, na thanë. Janë familje e mirë. Sofo është nga Leskoviku. Ja, atje e ka shtëpinë!”
Mallkimi: Jetofsh në Savër
Një shtëpi ende në ndërtim e sipër, ku dallohej se kishte vite që ishte ngritur, dhe tashmë ndërtimi kishte bërë stop-ishte shtëpia e Sofos, ngritur me shumë mund e sakrifica, me lekët e emigracionit të djalit të madh të tij. Sofo, një burrë fisnik, merrej me bujqësi. Pothuajse të gjithë siç na shikon-thotë ai, jemi të papunë dhe rrimë kot. Këtu nuk mund të bësh dot asgjë, sepse nuk ke asnjë mundësi. Banorët mbijetojnë me emigracion. Kush ka djem, kush ka vajza, janë të varfër fare…”
Sofo është kryetar i seksionit të PD në Savër dhe një nga të përndjekurit më të vjetër politikë këtu. Familja e tij ka përjetuar një ferr të vërtetë, ashtu si gjithë familjet e tjera të persekutuara dhe të përndjekura.
Me Sofon hymë në lagjen e të përndjekurve. Gjurmët e vuajtjeve janë ende të freskëta. Barakat e braktisura të ngjallin dhimbjen e atyre njerëzve që lanë aty gjithë rininë dhe jetën e tyre.
Të gjithë kanë ikur, hyzmeqarë të botës në emigracion, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Vetëm ata që nuk mundën, ngelën këtu. Është familja e Sofos, Ahmet Canes, Vehat Iljazi dhe Vashe Kabës. Të gjithë të varfër dhe të mjerë, të harruar nga të gjithë. Vehat Iljazi është plak. Ai jeton me gruan, djalin, nusen dhe nipin në varfëri të plotë. Djali, nusja dhe nipi vuajnë në shtrat me probleme të rënda shëndetësore.
Vasha, nga Dibra, jeton me djalin e martuar dhe nusen me fëmijë. Të gjithë të papunë. Ajo jeton ende në barakë si e përndjekur e përjetshme… Kasollja e varfër dhe muret gjysmë të rëna, flasin qartë për mjerimin dhe zhgënjimin e madh.
Ndaj, me të drejtë një grua nga Savra në tha: “Kur duam të mallkojmë me gjithë shpirt një njeri i themi: “Jetofsh në Savër!”
Në shtëpinë e të përndjekurit Sofo Kuqeshi…
“U harruam ne, u bënë “të përndjekur”
batakçinjtë dhe politikanët”
”Babain tim, pohon me dhimbje ai, Kiçon, i cili ka qënë tregëtari më i madh i fshatit Pobickë të Leskovikut, e pushkatuan më 1958. Akuzat ishin shumë të rënda, agjitacion e propogandë, krim ndaj Atdheut e shumë të tjera. Atëherë unë isha 8 vjeç. Që atëherë
filloi edhe ferri i familjes sime. Na sollën në Savër. Xhaxhain tim, Llazarin, e dënuan me 25 vjet burg, ku i ndjeri vdiq në burgun e Ballshit. Edhe nga nëna kam qënë i përndjekur. Madje edhe gruas sime Elenit, i kanë pushkatuar babain më 1946. Mirë ne ishim tregëtarë të mëdhenj sepse kishim manifaktura, furra, por
njerëzit e gruas ishin të varfër dhe babai i saj ishte partizan. Luftoi deri në Vishegrad. Aty e kanë pushkatuar. Savra për të gjithë ne ishte ferri i Dantes. Punonim në punët më të rënda në bujqësi, pa asnjë ditë pushim, nga mëngjesi deri në darkë. As 15
ditëshin në vit pushim nuk na jepnin. Paga ishte 210 lekë në 15 ditësh, ndërsa norma tepër e lartë. Në barakën ku jetonim ishim nëna, 5 vëllezërti e mi dhe 3 motrat. Edhe kur u martuan vëllezërit nuk na lejohej të bënim asnjë dhomë për tu zgjeruar. Improvizuam barakën në mënyrë që vëllezërit e martuar të dilnin nga dritarja, ndërsa të tjerët nga dera. Përbuzeshim dhe nuk na afrohej kush. Krushqitë i bënim me njëri-tjetrin, sepse nuk na jepte askush vajzën ne. Por edhe ne nuk afroheshim tek vendasit, sepse nuk donim të shkatërronim familjet. Në qoftëse do të ndodhte kjo, askush nga familja dhe fisi nuk do të bëhej me vajzën. Me hapjen e rrugëve ne demokraci, ne ishim të parët që
ikëm nga ferri Savër. Por zhgënjimi ishte shumë i madh. Në botë ishim të harruar. Edhe demokracia nuk solli asgjë të mirë për ne. Unë nuk kam marrë ende një copë strehë për nënën që u përndoq aq shumë nga regjimi. Asnjë përfitim, asnjë mundësi shkollimi, apo
punë. U bënë “të përndjekur” batakçinjtë dhe politikanët. Ne të përndjekurit e vërtetë, ngelëm përjetësisht të till녔, rrefen i lodhur Sofo.
Flet kryetari i të përndjekurve Zenel Hoxha
“Savra, burgu i madh…”
Kryetari i të përndjekurve në Fier, Zenel Hoxha, në statistikat e tij përmend Savrën, si një nga vendet e para ku ngritën barakat për ish të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Shtyllas në Fier, Savra, dhe Tërbufi në Lushnjë, kanë qënë pikat e para të
numrit të madh të të përndjekurve. Në Savër kanë qënë qysh në vitin 1946 mbi 4000 frymë të burgosurish dhe të përndjekurish politikë. Shtyllasi ka pasur po aq, Grabiani dhe Tërbufi rreth 3000 frymë. Vendet e të persekutuarve caktoheshin për veprat e mëdha të 5-vjeçarit. Kështu, në Tërbuf duhej të thahej këneta, në
Varibobë të Fierit duhej të ndërtohej kanali i madh ujitës Vjosë-Levan–Fier. Hoxhara e vjetër si pikë e të përndjekurve u ngrit më 1964.
Më parë vendet e ferrit kanë qënë Tepelena, Bedeni i Kavajës dhe më vonë janë caktuar Shtyllasi, Savra, Grabiani, Tërbufi, Hoxhara e vjetër.
Kur e pyet për numrin e anëtarëve të shoqatës, Zenel Hoxha me dhimbje përgjigjet se nuk janë edhe aq shumë sa numri i vërtetë i vuajtësve.
”Janë rreth 1700, thotë ai. Shumica kanë vdekur, janë larguar të zhgënjyer në emigracion. Të gjithë mbartim shumë dhimbje, dhimbje që nuk po shuhet ende…”