S´votojmë po nuk miratuan emrat e përzgjedhur nga forumet

31/03/2005 Anëtarët e PS-së Vlorë paralajmërojnë Kryesinë socialiste
Elektorati i PS-së në qarkun e Vlorës ka reaguar ashpër ndaj kryesisë së Partisë në këtë degë, duke theksuar që nuk do të votojnë në rast se emrat e propozuar prej tyre nuk do të jenë kandidat për deputet. Duket se me afrimin e zgjedhjeve dhe reagimet e forumeve socialiste janë dhe më të ashpra. Në reagimin e dhënë dje për "Metropol", kryetari i këshillit Zonal, Ferjat Kosova, shprehet kundër veprimit të kryetarit të PS-së Vlorë, Habili, për të cilin tha se ka tentuar, që kandidaturat t'i vendosë me porosi dhe jo me përzgjedhjen një anëtar, një votë. Në prononcimin e dhënë ai shprehet se emrat që jepen me porosi nuk do të kenë mbështetjen e elektoratit gjatë votimeve. "Kandidaturat duhet të përzgjidhen dhe të mos vijnë me porosi", tha Kosova.
Deklarata
"Kemi tre muaj që kemi nisur fushatën e përzgjedhjes së kandidaturave dhe nuk mund të pranohet, që emrat të vijnë me porosi të dikujt", tha Kosova. Për "Metropol", ai ka renditur emrat e Aldrin Dalipit, Theodhori Shias, Arben Saliut, Agron Metës, Sokrat Sinajt, Arben Malajt, Fatbardha Shabanit, Marika Çakërrit, Mezan Malajt si emrat që janë propozuar nga strukturat socialiste me formulën një anëtar, një votë. Nga ana tjetër Besim Çakërri thekson se emrat e propozuar nga kryesia socialiste e degës Vlorë nuk do të arrijnë të marrin votat e elektoratit. Madje, ai tha se në këtë situatë delikate të propozuarit e Kryesisë Vlorë nuk do të arrijnë fitoren. Çakërri thekson me veprimet që po bëhen nga kryetari i degës, vërtetohet se ai nuk e njeh statutin e Partisë, duke e shkelur në të gjitha hapat. Ndaj ai thekson se të preferuarit e kryesisë nuk janë propozuar nga baza por kanë dalë nga xhepi i kryetarit.
Reagimi
Pas debateve të ndezura së fundi, drejtuesit e strukturave të PS-së kanë kërkuar që dhe kryesia e PS-së në Tiranë të veprojë duke e ndjekur më nga afër situatën dhe të mos lejohet që të ketë kandidatura, të cilat nuk kanë mbështetjen e elektoratit. Duke theksuar dhe më shumë situatën e rëndë, ata shprehen se gjatë procesit të zgjedhjeve do të ketë ulje të numrit të votuesve. Kosova dhe Çakërri shprehen se baza e PS-së ka dhënë votën për emra, që gëzojnë mbështetje në elektorat. Ata theksuan emrat e Dalipit dhe të Malajt, si figura që kanë një përqindje të madhe të votuesve në këtë zonë. Ndërsa, duke e cilësuar të rëndësishme daljen e figurave të reja dhe me eksperiencë, është vlerësuar që të mos pranohen emrat e paraqitur nga kryetari i degës së Vlorës, në PS.