E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat shqyrtojnë draftin

31/03/2005  Komisioni parlamentar i Mediave ka nisur prej një viti diskutimin e një projektligji për lirinë e shtypit. Në këtë draft është parashikuar që çështjet gjyqësore që hapen ndaj mediave apo ndaj gazetarëve të mos trajtohen sipas Kodit Penal, por sipas Kodit Civil. Në këtë mënyrë është parashikuar që masa e dënimit të mos jetë tepër e lartë, duke krijuar kështu më shumë hapërisa dhe garanci për gazetarët. Gjithsesi, projektligji ende nuk ka gjetur rrugën e votimin në seancë plenare. Kjo dhe për vetë faktin se deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët mbi një sërë pikash. Për këtë çështje është kërkuar ndërhyrja e OSBE-së, e cila pritet që në fillim të muajit prill të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›