Gjokaj, shqiptari që nuk e ndërron Cërvena Zvezdën me asgjë

Arsim Maxhera, Koha Ditore
Mesfushori shqiptar nga Malësia e Malit të Zi, Ardian Gjokaj, në pjesën e parë të kampionatit 2004/05 ishte në formë shumë të mirë. Majtaku në atë kohë vlerësohej si futbollisti më i mirë i klubit serb OFK Beograd. Për shërbimet e tij ishin të interesuara shumë ekipe të njohura evropiane, sidomos nga Gjermania, Rusia e Turqia. Ofronin shumë të mëdha të parave. Por, Gjokaj në vend të ekipeve evropiane zgjodhi skuadrën e njohur nga Beogradi, Cërvena Zvezdën. Thotë se transferimi në Cërvena Zvezdë ishte hapi më i qëlluar në karrierën e tij të deritashme. Në të vërtetë, Gjokaj është futbollisti i vetëm shqiptar që ka veshur fanellën e Cërvena Zvezdës. "Që nga fëmijëria kam qenë tifoz i zjarrtë i Cërvena Zvezdës. Kam ëndërruar të luaj për këtë ekip. Kur kjo skuadër më bëri ofertë nuk jam menduar gjatë dhe e kam pranuar atë. Atë kohë më kërkonin ekipe të njohura nga Rusia, Gjermania e vende të tjera, por unë ende mendoj se kalimi në Cërvena Zvezdë ishte veprimi më i mirë në karrierën time të deritashme, nuk jam aspak pishman", ka thënë Gjokaj në një intervistë për gazetën. "Unë tashmë jam pjesë e historisë së Cërvena Zvezdës, klubit që e kam pëlqyer nga fëmijëria dhe kjo më jep kënaqësi. Kam luajtur për këtë ekip një vit të plotë, kam disa paraqitje të suksesshme edhe në Kupën UEFA, kam qenë i adhuruar nga tifozët". Shqiptari i vetëm që luajti në Primera Division Njëzet e tetë vjecari0 Ardian Gjokaj aktualisht luan në Bundesliga 2 për ekipin Koblenz. Gjokaj ka lindur në Malësi. Karrierën e ka nisur në Buducnost të Podgoricës. Për Buducnostin luajti deri në qershor të vitit 1999. Gjashtë muaj si huazim pati luajtur edhe në Deciq të Tuzit. Në orrik të vitit 1999, si 20 vjecar kaloi nga Buducnosti në skuadrën e njohur spanjolle Mallorca. Është futbollisti i parë dhe i vetëm shqiptar që ka luajtur në Primera Divisionin spanjoll. Mallorca pagoi 2,8 milionë marka gjermane për transferimin e Gjokajt. Kjo shumë është ende rekord në Mal të Zi. "Ende në Mal të Zi nuk është bërë ndonjë transfer më i madh se ai imi në Mallorca. 2,8 milion marka i kushtova Mallorcas, ndërsa transferet nga Mali i Zi ende nuk arrijnë shumën e një milion eurove", thotë Gjokaj. Ai në Mallorca qëndroi një vit, deri në qershor të vitit 2000. Pati vetëm gjashtë paraqitje në kampionatin spanjoll. "Edhe pse isha i ri, vetëm 20-vjecar në Mallorca nisa mirë. Por, pas disa xhirove pësova një lëndim të këmbës i cili më mbajti jashtë fushës së blertë për gati gjashtë muaj. U ktheva në mes të stinorit pranveror, por nuk arrita të kthejë formën që kisha në fillim të kampionatit", ka theksuar Gjokaj. Në korrik të vitit 2000 kaloi si huazim te klubi Lleida që bënte gara në ligën dytë spanjolle. Qëndroi një stinor në Lleida, por as në këtë ekip nuk i eci mbarë dhe në verë të vitit 2001 braktisi futbollin spanjoll. Provokimet dhe respekti i mbjell në Beograd Nga Lleida u transferua në klubin serb nga Beogradi, Obiliq. Për Obiliqin luajti deri në vitin 2004, kur firmosi me OFK Beograd. Gjokaj thotë se gjatë kohës sa ka luajtur në Serbi vazhdimisht ka qenë i provokuar për faktin se ishte shqiptar. Por, vetëm nga tifozët dhe futbollistët e ekipeve kundërshtare. "Unë jam shqiptar dhe të gjithë e kanë ditur këtë. Kam luajtur katër vite në Serbi dhe jo të gjithëve iu ka pëlqyer ky fakt. Shumë shpesh tifozët dhe futbollistët kundërshtarë më kanë provokuar dhe fyer në baza nacionale. Por, kur jam provokuar nga kundërshtarët vazhdimisht kam pasur përkrahjen e bashkëlojtarëve dhe tifozëve të ekipeve për të cilat kam luajtur. Në të gjitha ekipet ku kam luajtur, Obiliq, OFK Beograd e Cërvena Zvezdë më kanë respektuar. Respektin e kam arritur me punë dhe sjellje të mira. Natyrisht politikën e kam lënë anash, kam shikuar vetëm profesionin tim, futbollin dhe nuk kam pasur probleme asnjëherë", tregon Gjokaj. "Unë ende respektohem në Beograd, kam krijuar shumë miq gjatë kohës sa kam luajtur atje. Në fakt unë edhe jetoj në Beograd, kam banesë atje. Gruan e kam serbe, kam shumë shokë serbë, sic kam shumë shokë edhe shqiptarë, boshnjakë e të nacionaliteteve tjera. Unë shoqërohem me të gjithë për askënd nuk kam paragjykime, për shembull unë jam katolik me fe, por kam shumë miq edhe të besimit islam". "Unë gjithnjë kam vendosur me kokë, jo me zemër" Megjithatë, Gjokaj pranon se fakti që ishte shqiptar i ka krijuar vështirësi gjatë karrierës. Pohon se politika është duke e shkatërruar futbollin. "Pak më ndryshe më kanë shikuar në Buducnost që ishte vetëm disa kilometra larg shtëpisë sime e lëre më në vendet e tjera. Sigurisht që është më vështirë të depërtosh si shqiptar. Mua më dhimbsen shumë të rinj shqiptarë që janë shumë të talentuar, por për shkak të politikës nuk mund të bëjnë karrierë të suksesshme në futboll. Këtë e kam parë në vendlindjen time. Për fat të keq politika është duke vendosur për futbollin dhe është duke e shkatërruar atë", është shprehur Gjokaj. Futbollisti nga Malësia thekson se është shembulli më i mirë se si duhet të tejkalohen barrierat. "Edhe pse ka vështirësi prapëseprapë besoj se kur ke talent cdo pengesë është e kalueshme. Mendoj se unë jam shembull i mirë. Të rinjtë nuk duhet të dorëzohen, pasi në fund cilësia dominon gjërat e tjera. Duhen të shikojnë profesionin e tyre, të evitojnë politikën. Unë për vete vendimet i kam marrë me kokë, jo me zemër. Si vendos zemra në vend të kokës dalin probleme". Dy gabimet në karrierën e tij Pasi luajti një vit për Cërvena Zvezdën, Gjokaj në fillim të vitit 2006 iu bashkua Trabzonsporit të Superligës së Turqisë. Luajti nëntë ndeshje dhe shënoi një gol në pjesën pranverore të edicionin 2005/06. "Në Trabzonspor kalova shumë mirë. Por Trabzoni ishte një vend i vogël, gati fshat dhe nuk më pëlqente shumë jeta në këtë vend. Për këtë arsye në verë të vitit 2006 kalova në Ankaraspor, ku qëndrova deri në verë të këtij viti. Kalimi në Ankara ishte plotësisht i gabuar. Aty gjeta një trajner turk që ishte i kompleksuar me të huajt. Donte vetëm futbollistët vendas, pasi si futbollist kishte pasur probleme me të huajt, vazhdimisht i kishin zënë vendin në ekipet ku kishte luajtur. Më aktivizoi vetëm në gjashtë ndeshje të stinorit vjeshtor, ndërsa në pranverë nuk llogariste fare në mua, anipse isha bindshëm më i miri në pozitën time. Fare në fund të kampionatit pësova edhe një lëndim të këmbës", thotë Gjokaj. "Transferimi im në Ankaraspor ishte njëri nga dy gabimet e vetme në karrierë. Gabimin tjetër e bëra kur nga Mallorca kalova në Lleida e jo në Sevilla e cila kishte insistuar shumë për mua. Sevilla atë vit hyri në Primera Division dhe rreshtoi sukseset. Mua futbolli nuk më ka dhënë sa i kam dhënë unë atij, unë ia kam dhënë krejt jetën. Sigurisht kanë ndikuar edhe lëndimet, sidomos ai në Mallorca". Interesimi për Kombëtaren e Shqipërisë Ardian Gjokaj zbulon se më herët është interesuar për të veshur fanellën e Përfaqësueses së Shqipërisë. Nuk pret që të ftohet nga Përfaqësuesja e Malit të Zi. "Jam interesuar për të luajtur për Shqipërinë, por kam kuptuar se kjo nuk më lejohet pasi kam luajtur për Përfaqësuesen e të rinjve të Serbisë dhe Malit të Zi. Nuk pres që të luaj as për Malin e Zi. Në të vërtetë as nuk jam i interesuar për të luajtur për Malin e Zi. Nuk dua të jem 'pijun' i askujt. Në Përfaqësuesen e Malit të Zi lojtarët ftohen në bazë të njoftoësive dhe lidhjeve që kanë me drejtuesit e Federatës dhe unë nuk dua të jam pjesë e këtyre lojërave. Nuk e kam ndërmend t'i telefonojë askujt për të më siguruar një vend në Përfaqësuese", pohon Gjokaj. Ai kujton se vite më parë e ka merituar të luante edhe për Përfaqësuesen A të Serbisë dhe Mali i Zi. Ka rreth 20 ndeshje me U-21, dhe disa me U-23. "Si shqiptar ka qenë e pamundur të më ftojnë për të mbrojtur ngjyrat e Serbisë dhe Malit të Zi. As që kam pritur ndonjë ftesë". Ardian Gjokaj me Koblenzin ka kontratë deri në qershor të vitit 2008. Në këtë ekip luan së bashku me dy futbollistë shqiptarë, Fatmir Vatën e Artim Pollozhanin. "Vata e Pollozhani janë djem të shkëlqyeshëm. Kalojmë shumë mirë së bashku. I ndihmojmë njëri-tjetrit kur kemi mundësi. Vata është në formë shumë të mirë, ndërsa në Pollzhanin për fat të keq nuk po ka besim trajneri", pohon Gjokaj. "Unë në Koblenz kam ardhur pasi më ka pëlqyer projekti, pasi synonim Bundesliga 1. Kjo nuk do të realizohet si duket, që automatikisht nënkupton mundësinë e largimit tim nga kjo skuadër në fund të kampionatit. Mendoj se e meritoj të luaj në ndonjë ligë më të fortë". Gjokaj në dhjetë paraqitje për Koblenzin ka realizuar katër gola e dy asistime.