E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mposht “sheikët” e Emirateve Arabe

Milani fitoi 2-0 miqësoren me përfaqësuesen e Emiratave të Bashkurara dhe njeriu i ndeshjes ishte Alberto Xhilardino, i cili realizoi të dy golat për kuqezinjtë.
GURKUF- Në Dubai Siti francezi ishte një ndër më të mirët, në pjesën e parë goditi një diagonale të ashpër nga jashtë zonës, shërbeu me një asist për Kafunë dhe ishte ndër më aktivët në aksion. Në pjesën e dytë ishte pjesë e aksionit që golin e parë të Xhilardinos dhe e meritonte të shënonte të paktën një gol.
DOPIO XHILA – Përpara Romarios dhe një numri të madh sheikësh, kuqezintë patën raste të shumta, por pa finalizuar. Maldini dhe Sedorf ishin pranë golit. Më pas, me një Milan tjetër në fushë (përfshirë edhe Kalac, Brokin e Kakanë) lindën edhe golat me autor Xhilardinon në cerekorshin e fundit të takimit. Fillimisht Xhila nuk realizoi edhe pse bëri një slallom të jashtëzakonshëm midis mbrojtësve dhe portierti, por nuk gaboi në asistin Gurkufit (1-0) dhe Boneras (2-0). Asnjë rrezik për portierët Dida (vetëm një ndërhyrje në pjesën e parë) dhe Kalac (i kujdeshën në dy raste).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›