Shërohet pacienti me SIDA
Gjermanët arrijnë të shërojnë sëmundjen e shekullit të kaluar. Një pacient amerikan ka arritur të shërohet nga SIDA në klinikën e Berlinit. Ka qenë transplanti i palcës kurrizore, ai që i ka shpëtuar jetën 42-vjeçarit. Sipas mjekëve, 20 muaj pas transplantit të palcës, pacienti nuk e ka më virusin HIV. Doktori Gero Huetter në spitalin Çaritë të Berlinit siguron se pacienti i tij nuk është më mbartës i virusit. Megjithatë, mjekët dhe kërkuesit rezervohen edhe vetë duke thënë se mund të jetë thjesht rastësi. Nuk është hera e parë që transplantet e palcës janë përdorur në përpjekje për të kuruar pacientë me HIV/AIDS. Në 1999, disa kërkues prezantuan rezultatet e tyre shkencore dhe nga 32 raste, në të paktën 2 pretenduan se virusi ishte zhdukur.