Mekein humbet edhe gruan
Sapo humbi zgjedhjet për president në SHBA, tashmë humbi edhe gruan. Në rast se lajmi do të ishte i vërtetë, kjo do të ishte humbja e dytë fatale për Xhon Mekein. Revista "National Enquier" ka publikuar lajmin se bashkëshortja Sindi e senatorit të Arizonës është fotografuar në shoqërinë e një tjetër mashkulli, duke bërë të përhapen zërat për një lidhje të mundshme jashtëmartesore të Sindit. Fotot e publikuara nga revista nuk janë shumë të qarta, por shumë dëshmitarë okularë janë gati të betohen se kanë parë zonjën Mekein të puthej me një burrë tjetër në Phoenix në Arizona. Sipas dëshmitarëve, ata kanë shkëmbyer puthje pasionante gjatë një shëtitje. Revista në fjalë, ishte e para që zbuloi një lidhje të ish-kandidatit republikan Edwards.