Gjoni: “Sulmet e PD-së ndaj Withers-it cenojnë marrëdhëniet tona me SHBA-të”
Deputeti: “Pseudopolitikanë sulmojnë përfaqësuesin e shtetit më të fuqishëm”
Partia Socialiste i ka cilësuar të papranueshme sulmet e maxhorancës ndaj ambasadorit amerikan, John Withers, pasi ky i fundit kritikoi rrëzimin nga Parlamenti të kandidaturës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Vangjel Kosta. Reagimi ka ardhur nga deputeti Ilir Gjoni në një prononcim për mediat. Pak ditë më parë, në një tryezë të organizuar nga dy ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ambasadori amerikan e cilësoi rrëzimin e kandidaturës së Kostës, i propozuar nga presidenti Bamir Topi, si të çuditshëm dhe jo transparent.
Reagimi
Deputeti Gjoni ka shprehur shqetësimin ndaj sulmit të ambasadorit Withers, pasi kjo mund të cenojë marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Janë deklaratat e qarta që ka bërë ambasadori i Shteteve të Bashkuara, pra i dërguari i presidentit Obama, pranë presidentit tonë të nderuar Bamir Topi, përsa u përket problemeve me Gjyqësorin, problemeve me qeverisjen, problemeve me korrupsionin dhe probleme të tjera, për të cilat ju jeni në dijeni dhe i pasqyroni në mediat tuaja.
Është naive të mendohet se përfaqësuesi i një prej shteteve më të fuqishme mund të intimidohet nga këta pseudopolitikanë apo pseudoanalistë. Ajo që është më e rëndësishmja është që ne duhet të ngremë zërin që të mos lejojmë që marrëdhëniet e shkëlqyera që ka populli ynë me popullin amerikan të devijojnë në një masë të tillë falë papërgjegjshmërisë së disa politikanëve”, - tha deputeti Gjoni.
Withers
Ambasadori WIthers, pak ditë më parë vuri theksin te funksionimi i dobët i demokracisë në institucionet e vendit, duke lënë të kuptohet se respektimi i demokracisë në Shqipëri është veç fasadë. Withers, mosfunksionimin e demokracisë në vend e lidhi edhe me rrëzimin e kandidaturës së Vangjel Kostës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. “Në harkun e tre viteve në Shqipëri kam mbajtur shumë fjalime, për të cilat është e vështirë të thuash një numër të saktë. Por tema më e rëndësishme që jam përpjekur të theksoj dhe ta ritheksoj si një rëndësi që SHBA-të e populli amerikan u jep atyre është pavarësia e institucioneve demokratike, por, mbi të gjitha, ajo e Gjyqësorit. Nëse këto institucione nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe autonome, dhe në një shoqëri ku sundon ligji, demokracia është goditur”, - është shprehur Withers, i cili më pas i është referuar rastit të Vangjel Kostës. “Ne të gjithë ndajmë një shqetësim të përbashkët për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Jemi të gjithë të shqetësuar nga vendimi i Parlamentit për të rrëzuar kandidaturën e një zotërie si Vangjel Kosta. Mënyra dhe mungesa e transparencës në mënyrën se si është marrë ky vendim është i çuditshëm. Duket sikur vlerësimi është bërë në bazë të kritereve, të cilat janë parashtruar në ligjin e lustracionit, i cili nuk u miratua as nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, por as nga Komiteti Këshillimor i Komitetit të Venecias. Kjo nuk është transparencë dhe ngjall dyshimet e ndikimeve politike mbi gjykatat, të cilat nuk duhet të ndodhin në një shoqëri demokratike”, - nënvizoi Withers.
1 Qershor 2010