E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjosha: Ndarja e buxhetit në favor të punësimit

11-02-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e LSI-së deklaratë për mediat

Nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha deklaroi se punësimi është një ndër prioritetet kryesore të kësaj force politike, ndërsa kërkon më tej që ndarja e buxhetit të bëhet në favor të punësimit.
Në një deklaratë për mediat Gjosha theksoi se, “LSI vlerëson çështjen e punësimit si një ndër prioritetet kryesore të shoqërisë tonë për zhvillimin dhe integrimin e individit dhe vendit. Në respekt të gjithë nismave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për favorizimin e politikave lehtësues mbi hapjen e vendeve të reja të punës theksojmë faktin se jemi në një moment të rëndësishëm si fillim viti ku ende mund të fokusojmë ndarjen e buxhetit në favor të punësimit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet e fokusuar në punësimin e të rinjve, të grave dhe vajzave dhe të gjithë shtresave në nevojë. Ndaj arsimi profesional, nxitja e sipërmarrjes së biznesit nga gratë nëpërmjet trajnimeve të shumta dhe politikave lehtësuese ka qenë kryefjalë e punës tonë por njëkohësisht ne kërkojmë mbështetjen e të gjitha institucioneve përkatëse për t’i drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit të punësimit”, vijoi ajo. 
Ndër të tjera, nënkryetarja e LSI, Gjosha vuri në dukje se, “Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë dhe mbetet e fokusuar në punësimin e të rinjve, të grave dhe vajzave dhe të gjithë shtresave në nevojë. Ndaj arsimi profesional, nxitja e sipërmarrjes së biznesit nga gratë nëpërmjet trajnimeve të shumta dhe politikave lehtësuese ka qenë kryefjalë e punës tonë por njëkohësisht ne kërkojmë mbështetjen e të gjitha institucioneve përkatëse për t’i drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit të punësimit”.
Sipas Klajda Gjoshës, “çdo hapje e re e një vendi pune, çdo mundësi punësimi për të rinjtë, kryefamiljarët dhe për cilindo pjesëtar të familjes do të thotë të dhurosh lumturi e buzëqeshje në familjen shqiptare. Do të thotë një integrim i sigurt në familjen e madhe europiane. Ky duhet të jetë prioriteti dhe sfida e politikës shqiptare dhe e çdo instance drejtuese në vend. Ne tashmë kemi hyrë në një vit elektoral ku procesi zgjedhor çdo ditë e më shumë po zë një vend kryesor në axhendat e partive politike dhe të medias. Ndaj LSI bën thirrje të mos humbim vëmendjen ndaj çështjeve edhe më parësore që rëndojnë mbi shoqërinë. Bëjmë thirrje që punësimi të jetë pjesë e çdo axhende politike dhe mediatike për ti siguruar shqiptarëve një stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në familjet e tyre”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›