E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Duhet konsensus për votën e emigrantëve

11-02-2013 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së, takim me shqiptarët në Piemonte të Italisë: “Inkurajim biznesit për rritjen e punësimit”
  
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me më shumë 300 emigrantët shqiptarë të rajonit të Piemontes në Itali. Në takim i shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, Ilir Meta tha se krenohet me arritjet dhe me kontributin e jashtëzakonshëm të emigrantëve në Itali.
Gjatë takimi, kreu i LSI-së ka nënvizuar nevojën për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore. 
Ndërsa, lidhur me të drejtën e votës që ata duhet të gëzojnë edhe pse jetojnë jashtë vendit, Meta shprehu bindjen se për këtë çështje nevojitet patjetër konsensus.
 Sipas tij, mënyra më e mirë për të përballuar pasojat e kësaj krize të madhe financiare, mënyra më e mirë për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për të përballuar jetën dhe ajo është për të mbrojtur vendet e punës dhe për të hapur vende të reja të punës.
“Edhe angazhimi i LSI-së ka qenë dhe mbetet në këtë drejtim parësor sepse rruga më e mirë për të luftuar varfërinë është rritja e punësimit”- tha ai. “Për ta çuar ekonominë përpara duhet forcuar stabiliteti i vendit dhe në radhë të dytë duhet një klimë sa më pozitive për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të inkurajuar biznesin vendas dhe investitorët vendas. Janë të domosdoshme projekte të cilat përmirësojnë ekonominë dhe krijojnë mundësi për të shtuar vendet e reja të punës”, u shpreh kreu i LSI-së.
Ilir Meta deklaroi se LSI është një forcë politike që vendos ura bashkëpunimi.
“Ne si forcë politike nuk kemi në dorë që t’i ndryshoj të gjitha. Por ajo që ne kemi në dorë dhe që po e bëjmë është që të sillemi si forcë evropiane dhe të përpiqemi që të vendosim ura bashkëpunim me të gjithë, është tu kujtojmë të gjithëve që vendi është i të gjithëve dhe jo i disa drejtuesve”, u shpreh ai. 
Duke vlerësuar punën e bërë nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha; mendoj se rasti i Viktor Tushës në politikë tregon në fakt se çfarë është LSI-ja. Para se të krijohej LSI-ja, Viktor Tusha ishte një qytetar, ishte një sipërmarrës por ishte në punën e tij dhe ishte shumë komfort, por nuk kishte asnjë angazhim në publik apo në politikë. LSI-ja ishte një forcë e re që u krijoi mundësinë shumë intelektualëve në Tiranë, në Lezhë por edhe në të gjithë Shqipërinë për tu angazhuar të gjithëve atyre që nuk e gjenin dot veten tek dy partitë e tjera. Dhe Viktori është zgjedhur dhe rizgjedhur kryetar i Bashkisë së Lezhës, dhe është vërtet një figurë e spikatur, i cili me vetë shembullin e tij tregon se LSI-ja është një forcë që do të bëjë gjëra të mira dhe këtë ai e ka treguar dhe dëshmuar edhe në komunitetin e tij të qytetit Lezhës. Për të gjithë ata që janë nga Lezha dhe që nuk kanë qenë në kalanë e Lezhës që është një mrekulli, ku kam pasur rastin të shkoj, dhe rruga ishte gjithë gropa. Të shkosh tani ka ndryshuar rrënjësisht, qoftë për imazhin e qytetit të Lezhës duke i dhënë një dimension dhe një vlerë të jashtëzakonshme këtij qyteti. Ka qenë angazhimi i drejtpërdrejtë i Viktorit”, deklaroi Meta.
Para se të zhvillonte takimin me emigrantët shqiptarë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pati një takim me kryetaren e Komunës Bra në Rajonin e Piemontes.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›