E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjueti makinash të vjedhura

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologen e saj franceze bllokojnë 7 automjete në kufi, prodhime të viteve të fundit

TIRANË - Saktësisht, 7 autovetura, kryesisht prodhime të viteve të fundit, të cilat dyshohet se janë vjedhur në vende të ndryshme evropiane, janë bllokuar gjatë 3 muajve të parë të këtij viti nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin tonë. Burime nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe e Migracionit pranë Policisë së Shtetit pohuan dje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se bllokimi i këtyre automjeteve është bërë falë bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore të Interpolit në Lion të Francës. Sipas tyre, kontribut në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e trafikut të mjeteve motorike ka bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë i strukturave policore shqiptare me homologet e saj evropiane. Nga i njëjti burim mësohet se, në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë instaluar pajisje dhe aparatura bashkëkohore, që bëjnë të mundur shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave midis strukturave policore shqiptare dhe atyre të Interpolit në funksion të goditjes se kësaj veprimtarie të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›