Vetëvritet 19 vjeçari në pragun e shtëpisë
16/05/2005 Vasil Selami i ka dhënë fund jetës pas një sherri në familje
PERMET – Një 19-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij, dy ditë më parë, pas një grindje me familjen. Ngjarja ku ka mbetur i vetëvrarë Vasil Selami, ka ndodhur rreth orës 21 të së shtunës, në fshatin Rapckë të rrethit të Permetit. Ka qenë shumë tragjike për familjarët e tij, të cilët kanë parë djalin e tyre të vdekur në pragun e shtëpisë.
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, nëpërmjet një komunikate për shtyp kanë bërë të ditur dje se, pas një grindjeje me familjarët, mbrëmjen e së shtunës, 19-vjeçari Vasil Selami, lindur e banues në fshatin Rapckë, është vetëvrarë në pragun e shtëpisë, duke u qëlluar me armë zjarri. I riu ka qëlluar mbi veten e tij me një pushkë model 56, pa dhënë shumë shpjegime për aktin ekstrem që po kryente mbi veten. Pas vetëvrasjes, informacionet kanë mbërritur pranë uniformave blu të policisë, të cilët nuk kanë vonuar që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve, në vendngjarje është konstatuar se 19-vjeçari Selami i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pushkë model 56, të cilën e kishte pa leje. Nga marrja në pyetje e familjarëve dhe e dëshmitarëve, ka rezultuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti që i riu ka patur me të afërmit e tij. Motivi i sherrit familjar nuk është bërë i ditur për median. Dje mësohet se është zhvilluar dhe përcjellja për në banesën e fundit të 19-vjeçarit Vasil Selami. Ngjarja e mbrëmjes së të shtunës, është ndër të rrallat ngjarje të rënda të ndodhura në rrethin e Permetit, ku këtë vit nuk ishte shënuar asnjë rast tjetër vetëvrasje.