Kryetari i gjykatës një orë peng, në automjetin e tij me pistoletë në kokë

16/05/2005 Përmet, pranga pengmarrësit të kryegjyqtarit, enigmë motivet
TIRANE – Merret peng, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Përmetit, ndërsa, pas lënies së tij të lirë, është prangosur pengmarrësi. Ndërsa pengmarrja dhe kërcënimi me armë, e cila ka zgjatur rreth një orë, ka ndodhur rreth mesditës së të premtes, vetëm dje, pas një urdhëri të prokurorit të rrethit, policia ka arritur të prangosë pengmarrësin e kryegjyqtarit.
Pengmarrja
Rreth orës 10.00 të ditës së premte, në rrethana ende të pa zbardhura, 31-vjeçari Klement Ndina, lindur në Leskovik e banues në Përmet, është gjendur në autoveturën me targa PR 1400 B e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Përmetit, Astrit Shema. Duke i vënë një pistoletë në kokë, mes kërcënimit, pengmarrësi i ka kërkuar pengut të tij, kryegjyqtarit, që autoveturën e tij, t’a drejtojë përgjatë aksit rrugor Përmet – Pëlcyrë. Nën kërcënimin e armës, Shema ka bërë siç i kërkoi Ndina, duke udhëtuar drejt Këlcyrës, ndërsa të dy, sërish bashkë, janë rikthyer në Përmet, përmes të njëjtave “kushte”.
Denoncimi
Pas “çlirimit” nga pengmarrja, Kryegjyqtari i Përmetit, Astrit Shema, është paarqitur menjëherë në komisariatin e Policisë së Përmetit, ku edhe ka depozituar denoncimin për Klement Ndina. Pas kësaj, menjëherë nga ana e policisë, është përgatitur dosja përkatëse, e cila i’u përcoll Prokurorisë së Rrethit.
Ka qenë Prokurori i Rrethit të Përmetit, i cili me anë të urdhërit të tij Nr. 152, ka kërkuar arrestimin e Ndinit.
Dje, pas verifikimit të vendodhjes së pengmarrësit, nga ana e agjentëve të krimit, uniformat blu kanë bërë rreth orës 12.00 arrestimin e Klement Ndinit dhe shoqërimin e tij në dhomat e izolimit të komisariatit të Policisë së Përmetit.
Akuzat
Për sa i përket motivit të kësaj pengmarrje, burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bënë të ditur se po hetohet, por ende nuk është arritur në një përfundim. Megjithatë, ata bëjnë të ditur se pengmarrja mund të lidhet me ndonjë konflikt të ardhur pas ndonjë pakënaqësie të mundshme të pengmarrësit ndaj kryegjyqtarit, lidhur me ndonjë vendim gjykate.
Për sa i përket akuzave, mësohet se mbi Ndinin rëndojnë dy të tilla, ajo e “rrëmbimit të personit” dhe e “kanosjes me armë”.
Në ditët e ardhshme, pritet që të zbardhen motivet e pengmarrjes, ndërsa pritet edhe masa e sigurisë ndaj Ndinit, në gjykatën e Shkallës së Parë të Përmetit.