Përplas 18-vjeçarin dhe ikën vetëdorëzohet 30 minuta më pas
16/05/2005 Plagoset rëndë në Shkodër
SHKODER - Gjatë orëve të para të mesditës së djeshme, ka ndodhur një aksident automobilistik, i cili fatmirësisht nuk ka qenë fatal për një të ri 18-vjeçar, që ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Perash”, ku shtetasi 22-vjeçar, Rito Gjergji, nga fshati Rranza e Bushatit, ka qënë duke ecur në rrugët e kësaj lagjeje, me makinën e tij tip “Benz Mercedes”, të bardhë, me targa SH 04 99 D. Rreth orës 14.15, Gjergji ka përplasur me makinën e tij një shtetas 18-vjeçar, banues në lagjen “Perash” të qytetit të Shkodrës. I riu 18-vjeçar, në atë moment ka qënë duke shëtitur me motorrin e tij tip “Skuter”, kur papritmas ka ndier nga prapa përplasjen e motorrit të tij nga një makinë, gjë që ka bërë që motorri bashkë me të, të “fluturojë” disa metra më tutje. Drejtuesi i mjetit, pas aksidentit, ka bërë veprimin tjetër të gabuar, duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmë të aksidentuarit ,duke e lënë atë të shtrirë përtokë në gjendje të rëndë dhe duke u larguar me shpejtësi.
Në ndihmë të 18–vjeçarit kanë shkuar menjëherë banorët e lagjes që, me anë një automjeti që po kalonte në atë çast, e kanë dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit, ku i është dhënë ndihma e shpejtë dhe fatmirësisht, i riu ka kaluar rrezikun për jetën.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur blutë e Shkodrës të cilët, pas informacioneve të marra nga qytetarët për llojin e makinës dhe pamjen e jashtme të drejtuesit të saj, janë vënë në kërkim të aksidentuesit, duke ndaluar për verifikim të gjithë autoveturat e bardha tip “Benz”.
Por rreth 30 minuta më vonë, ka qënë vetë shtetasi 22-vjeçar, Rito Gjergji, që është dorëzuar në komisariatin e policisë së Shkodrës, i penduar për veprimin e largimit nga vendi i ngjarjes