Lë opinga në samarin e kalit,vetëmbytet në lumë 77-vjeçari
16/05/2005 Pas kërkimeve e gjejnë të afërmit
KORCË - Një 77-vjeçar nga fshati Pojan i rrethit Korçë, është gjendur i mbytur në lumë, afër fshatit të tij. Demirali Gora, kishte shkuar për të punuar tokat e veta jashtë fshatit, por nuk është kthyer më.
Humbja e tij është kuptuar vetëm nga kthimi i kalit në shtëpi pa të zotin e tij, që e merrte gjithnjë me vete. Në samarin e kalit, u gjetën si një shenjë tragjike, vetëm opingat e të moshuarit, çka tregonte se me 77-vjeçarin, diçka kishte ndodhur. Për këtë arsye, të afërmit janë vënë në kërkim të të moshuarit, mjaft të alarmuar. Pas kërkimeve të shumta, e kanë gjetur atë të mbytur në ujërat e lumit që shkon afër fshatit Pojan.
Për të hequr çdo lloj dyshimi mbi vdekjen e 77-vjeçarit, Demirali Gora, kanë vënë menjëherë në dijeni policinë e Korçës. Kjo e fundit, është gjendur shumë shpejt në vendngjarje dhe pas hetimeve të para, ka arritur në përfundimin se Gora është vetëmbytur në lumë, gjithsesi, trupi pa jetë i viktimës, është çuar në spitalin e Korçës, me qëllim që ekspertiza e mjekësisë ligjore të japë versionin e saj.
Sipas policisë, 77-vjeçari Gora, është vetëmbytur.
Të afërm të viktimës u shprehën për gazetën “Metropol” se, plaku ishte në gjendje të mirë shëndetësore, aq sa shkonte çdo ditë për të punuar në tokat e tij, duke marrë me vete edhe kalin, të cilin e përdorte për ta hipur.
Për familjarët, ende nuk dinë të thonë diçka të sigurtë, se si mund të ketë ndodhur vdekja e 77-vjeçarit, megjithatë edhe nga ata pranohet si version i mundshëm vetëmbytja.
Vepror Hasani