E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri: “Hetimi ndaj Ramës, i pakthyeshëm”

Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Askush dhe asgjë nuk do të frenojë hetimin e Edi Ramës për 19 lejet e mbledhjes së fundit të Këshilli të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Një përgjigje e prerë kjo nga mazhoranca, e cila deklarohet e vendosur t i shkojë deri në fund komisionit hetimor për kryesocialistin, që sipas saj, është në përputhje të plotë me Kushtetutën. “Kori i zyrtarëve socialistë, që ka dalë në publik, ka pranuar faktin se Edi Rama në mbledhjen e fundit të KRRT-së me 19 lejet e ndërtimit të dhëna për ish-shefin e tij të Urbanistikës dhe aktualisht anëtarin e tij të KRRT- së, Alban Eftimin, ka vulosur aktin më skandaloz të historisë së korrupsionit në këtë vend. Të gjithë zyrtarët socialistë pranojnë faktin se Edi Rama ka vjedhur duke thënë se Edi Rama nuk mund të hetohet. Ky qëndrim nxjerr qartë se Ramën po e nxjerrin lakuriq edhe të vetët. Jam sot para jush për të bërë të qartë se askush nuk mund të dalë mbi Kuvendin e Shqipërisë dhe askush nuk mund të ndalojë Parlamentin për të ushtruar pushtetin e tij që buron nga vullneti i qytetarëve. Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të pushtetit të vet sovran, do të hetojë se si është zbatuar ligji “Për urbanistikën” nga Edi Rama? Ai në konflikt të hapur interesi në mënyrën më klienteliste, ka gllabëruar paratë e qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka shpëtim. Kuvendi do të hetojë Edi Ramën. Pavarësia e pushtetit vendor ku mundohet dhe zvarritet të fshihet Rama nuk mund të shërbejë si licencë për korrupsion dhe nuk është e tillë. Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin për komisionet hetimore, Parlamenti do të hetojë rastin më skandaloz të historisë së korrupsionit në vend”, - përfundoi Xhaferri.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›