E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjykata Kushtetuese ndalon hetimin ndaj Ramës”

Autori i Lajmit: red.
Kuvendi, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e ka të ndaluar të hetojë një kryetar bashkie, ka thënë nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe. “Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ndalon Kuvendin të hetojë ndaj pushtetit vendor që është një pushtet i ndarë”, - tha Braçe. Megjithatë, fitorja e Edi Ramës në zgjedhjet e kaluara vendore është përgjigjja më e mirë për këtë nismë, sipas Braçes. “E kanë provuar dy herë këtë gjë dhe pas secilës herë kanë marrë një përgjigje me votë nga qytetarët e Tiranës; herën e parë 15 mijë vota, herën e dytë diferenca vajti në 30 mijë vota, për herë të tretë diferenca do të shkojë në 50 mijë vota dhe në qendër të Tiranës”, - shprehet Braçe. Braçe vëren se licenca e operatorit të katërt celular po procedohet me shkelje në Kuvend, për të fshehur parregullsitë e asaj që e quan vjedhja e fundit e kësaj qeverie. “Mjafton të lexosh thjesht dhe vetëm relacionin që shoqëron projektligjin dhe kupton qartë se kjo është vjedhja e fundit”,- tha Braçe. Socialistët në pushtet, premtoi Braçe, do të vendosin shtetin e së drejtës ligjore dhe do të dërgojnë përballë drejtësisë të gjithë ata që sot i shmangen asaj.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›