Leskaj nga Elbasani premton pensione për emigrantët
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, premton nga Shirgjani i Elbasanit pensione për emigrantët shqiptarë. Në një takim me banorët e kësaj zone, ajo pohoi se programi i ri qeverisës, i cili është hartuar pas një pune dyvjeçare, do të mundësojë këtë gjë. “Ne do të lidhim marrëveshje me Greqinë dhe Italinë për njohje reciproke të periudhës së sigurimit për efekt pensioni, do të thotë ato vite pune që ke punuar në Shqipëri të bashkohen me vitet e punës në emigracion, në Itali apo Greqi, dhe nëse jeton në këto vende, e merr pensionin atje, nëse jeton në Shqipëri e merr pensionin në Shqipëri”, - tha ajo. Leskaj shtoi se shqiptarët duan ndryshimin se për katër vjet nuk morën asgjë edhe pse iu premtua parajsa. “Jeni më të varfër e keni një mal me probleme që fillojnë që nga çështja e pronësisë mbi tokën deri te çmimet. Kjo Qeveri dy gjëra ua ka dhënë me shumicë shqiptarëve: varfërinë dhe skandalet që kanë qenë të njëpasnjëshme që nga Gërdeci. Çdo javë një skandal korruptiv dhe këto janë djersa dhe mundi i shqiptarëve nuk janë paratë e qeveritarëve”, - deklaroi numri një i deputetëve socialistë. Sipas saj, Shqipëria nuk duron më edhe 4 vjet të tjera, sepse e ka lodhur papunësia, e ka lodhur varfëria, e ka dëshpëruar pamundësia për t u krijuar fëmijëve kushte minimale për jetë e shkollë. “Ne të gjithë bashkë kemi përgjegjësinë për të mos e lënë Shqipërinë edhe katër vjet të tjera në duart e Berishës, ne kemi përgjegjësinë po dhe shansin për t u ndarë nga e kaluara. 28 Qershori është rasti i madh për t u dhënë shqiptarëve mirëqenien dhe respektin që meritojnë. Ne do ta bëjmë këtë së bashku”, - përfundoi Leskaj.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009