E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk mund të ketë shtyrje të zgjedhjeve”

Autori i Lajmit: red.
Shtyrja e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit nuk duhet të ndodhë kurrsesi, pasi do t`i shkaktonte një dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë. Në këtë mënyrë e ka konceptuar deputeti i PD-së dhe kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Preç Zogaj, debatin e fundit që Partia Socialiste ka vënë në dukje, nëse nuk plotësohet kushti i pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti. Sipas deputetit demokrat Zogaj, ky opsion nuk është logjik dhe se “do të ishte e pafalshme për ne që të shtynim zgjedhjet për shkak të këtij problemi të vogël. Forcat politike duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të gjejnë zgjidhjen për çështjen e aplikimit me karta identiteti”, - nënvizoi Zogaj. Për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Jashtëm ai tha se Shqipëria tashmë i ka përmbushur detyrat e saj dhe do të ishte e pakuptimtë një përgjigje negative.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›