E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmë për fëmijët e policëve të vrarë

03/06/2009  Eagle Mobile

Kompania Eagle Mobile dhe fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”, me rastin e 1 qershorit mundësuan një udhëtim në Stamboll të Turqisë për 10 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Fëmijët me rezultate shumë të mira në mësime me moshë mesatare 13 deri në 15 vjeç, së bashku me përfaqësues të kompanisë celulare Eagle Mobile, në orët e mesditës janë takuar me zotin Ahmet Çalik, presidentin i “Çalik Holding”. Pasi i përgëzoi fëmijët për rezultatet e larta në mësime ai shtoi se pas një jete të suksesshme shkollore këta fëmijë janë të mirëpritur të punojnë jo vetëm në Turqi, por në të gjitha shtetet ku “Çalik Holding” ka degët dhe investimet e saj. “Vizita juaj dhe pritja jonë këtu është falënderimi dhe vlerësimi ynë që i bëjmë veprave të baballarëve tuaj të bëra në shërbim të popullit shqiptar”, - shtoi ai. Drejtori i Eagle Mobile, Ali Tashkën, theksoi se ky kontribut i kompanisë nuk është as i pari dhe as i fundit. Në kuadër të përgjegjësisë sociale Eagle Mobile do të vazhdojë të kontribuojë, në mënyrë që këta fëmijë të jenë sa më pranë shoqërisë dhe sa më të integruar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›