Presidenti Topi kujton mjeshtrin Ibrahim Kodra
Gjatë vizitës së tij në Itali,
Presidenti Bamir Topi është
ndalur dje edhe në shtëpinëmuze
të piktorit të njohur
shqiptar, Ibrahim Kodra. Sipas
kuratorit të veprave të postkubistit
shqiptar, Fatos Faslliut,
Presidenti është njohur me veprat
e Kodrës dhe shtëpinë ku
jetoi mjeshtri derisa u nda nga
jeta. Brenda atyre mureve ndodhet
një dëshmi e madhe e jetës
dhe veprës së tij. Aty, kur ishte
gjallë, pati ftuar edhe miq të
tjerë shqiptarë. Piktura, punë në
instilacione (pjata të pikturua),
fotografi të shumta gjenden në
shtëpinë në Milano, e cila është
kthyer në një shtëpi-muze. Kjo
ishte edhe një dëshirë, të cilën
mjeshtri, post-kubisti i fundit e
kishte lënë në testament. Në të
shkruhej se shtëpia e mjeshtrit
duhet të quhej "Shtëpia-muze e
Mjeshtrit Kodra". Ndërsa e gjithë
vlera e testamentit lënë dy fondacioneve,
do të përdoret për
hapjen e ekspozitave dhe për
hapjen brez pas brezi të famës
së mjeshtrit Kodra, si dhe në
shërbim të talenteve të reja të
Arbërisë, në pikturë dhe në të
gjitha fushat e artit.
Fotografitë e tij janë të shumta
në shtëpinë muze. Po ashtu
në atë shtëpi ka mbi 10 mijë fotografi,
të cilat ruhen si dëshmi.
Pas vizitës në këtë shtëpi, Presidenti
Topi dhe zonja e parë, me
ftesë të kryebashkiakes së Milanos,
zonjës Morati, marrin
pjesë në hapjen e sezonit artistik
në teatrin "La Scala" ku po
luhet opera "Don Karlo" e Verdit.
Presidenti Bamir Topi është
ndalur dje edhe në shtëpinëmuze
të piktorit të njohur
shqiptar, Ibrahim Kodra. Sipas
kuratorit të veprave të postkubistit
shqiptar, Fatos Faslliut,
Presidenti është njohur me veprat
e Kodrës dhe shtëpinë ku
jetoi mjeshtri derisa u nda nga
jeta. Brenda atyre mureve ndodhet
një dëshmi e madhe e jetës
dhe veprës së tij. Aty, kur ishte
gjallë, pati ftuar edhe miq të
tjerë shqiptarë. Piktura, punë në
instilacione (pjata të pikturua),
fotografi të shumta gjenden në
shtëpinë në Milano, e cila është
kthyer në një shtëpi-muze. Kjo
ishte edhe një dëshirë, të cilën
mjeshtri, post-kubisti i fundit e
kishte lënë në testament. Në të
shkruhej se shtëpia e mjeshtrit
duhet të quhej "Shtëpia-muze e
Mjeshtrit Kodra". Ndërsa e gjithë
vlera e testamentit lënë dy fondacioneve,
do të përdoret për
hapjen e ekspozitave dhe për
hapjen brez pas brezi të famës
së mjeshtrit Kodra, si dhe në
shërbim të talenteve të reja të
Arbërisë, në pikturë dhe në të
gjitha fushat e artit.
Fotografitë e tij janë të shumta
në shtëpinë muze. Po ashtu
në atë shtëpi ka mbi 10 mijë fotografi,
të cilat ruhen si dëshmi.
Pas vizitës në këtë shtëpi, Presidenti
Topi dhe zonja e parë, me
ftesë të kryebashkiakes së Milanos,
zonjës Morati, marrin
pjesë në hapjen e sezonit artistik
në teatrin "La Scala" ku po
luhet opera "Don Karlo" e Verdit.