Tre "Benz"-a të tjerë bien pre e hajdutëve të natës
Tre makina të tjera janë denoncuar mëngjesin e djeshëm si të vjedhu
ra në kryeqytet, duke zgjatur listën e seksionit të vjedhjeve të
mjeteve. Tre persona të ndryshëm kanë denoncuar në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës se makinat e tyre, të tipit "Mercedes Benz" janë
vjedhur gjatë natës. Burimet policore bënë të ditur se mëngjesin e
djeshëm, në orën 08.00, ka bërë kallëzim Mimoza
Havari, 44 vjeçe, lindur dhe banuese në
rrugën "Sami Frashëri", Tiranë, se i kanë vjedhur
makinën. Ajo ka sqaruar për policinë se makina
e saj "Merceds-Menz", me targa TR 1146 F,
ka qenë e parkuar pranë banesës, që në orën
22.30 të së premtes. Ndërkohë, pa kaluar shumë
kohë, në orën 09.30, ka bërë kallëzim edhe Petrit
Disha 37 vjeç, i cili ka denoncuar vjedhjen e
makinës së tij. Ai ka shpjeguar për uniformat
blu se makinën e kishte parkuar që në orën
23:00 të së premtes te rruga "Jordan Misja" dhe dyshon se ia kanë
vjedhur gjatë natës. Sikur të mos kishin mjaftuar këto dy vjedhje, policia
i është shtuar në shifrat e saj edhe një vjedhje tjetër makine. Burimet
policore shpjeguan se te seksioni kundër vjedhjes së makinave,
në orën 10.30, ka bërë kallëzim Ilirian Hoxha, 41 vjeç, lindur dhe banuese
në rrugën "Myslym Shyri". Ai ka rrëfyer për uniformat blu, se i
kanë vjedhur veturën e tij tip "Merceds-Benz 240", me targa TR 6154 A,
të cilën e kishte parkuar pranë banesës. Me të regjistruar secilin prej
kallëzimeve, policia u ka dhënë targat e mjeteve të gjitha shërbimeve,
por uniformat blu nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tyre. Policia
shpjegoi se në këto kushte, u kryen veprimet procedurale dhe vazhdon
puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa materialet
do t‘i kalojnë prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes".