Robert Belushi, në kërkim të një dashurie shqiptare
Ka shumë sens humori. Nuk mund
të bëjë pa të. Është i pari tipar që
spikat si trashëgimi nga babai
dhe xhaxhai i tij. Djali i Xhejms Belushit
ndodhet për të dytën herë në Shqipëri.
Vjen të prezantohet si aktor. Kur Tomas
Logoreci, përzgjedhësi i filmave në Festivalin
Ndërkombëtar të Filmit TIFF, i
bëri një ftesë për të ardhur në Tiranë,
nuk ngurroi ta pranonte. "The temerity
of Zim" është filmi me metrazh të shkurtër
i regjisorit Joshua Kopple, luan
rolin e një djaloshi që kapet mat nga e
dashura e tij me një tjetër. 28-vjeçari
shprehet se aktrimi është pasion i tij dhe
punon shumë për këtë. Por tregon edhe
se çfarë i tregonin në familje për Shqipërinë,
rrëfen për veten, marrëdhënien
me Xhejms Belushin,
kujtimin e xhaxhait, ndjesitë e këtij
udhëtimi të dytë në Shqipëri.
Kjo është hera e dytë që ju vini
në Shqipëri. Çfarë kujtoni nga
hera e parë dhe çfarë sheh ndryshe?
Isha 14 vjeç kur kam ardhur për herë
të parë. Shkuam në Qytezë, në Korçë.
Kujtoj që pashë gjyshin tim të qajë kur
takoi kushërinjtë e tij, kujtoj babin tim
të puthte tokën. Nuk kishte qenë kurrë
në Shqipëri. Por kujtoj se pashë edhe
shumë gomarë. Atëherë isha i vogël. Tani
Tirana më duket qytet i madh, i zhvilluar
dhe më modern. Por njerëzit më duket
se kanë mbetur të njëjtët. Janë shumë
të ngrohtë dhe mikpritës.
Ju ndiheni pak shqiptar?
Pse pak?! Unë jam shqiptar. Ndihem
si shqiptar, sepse kam trashëguar një
pjesë nga babai dhe gjyshi im.
Por jeni rritur në Amerikë?
Po, jam rritur në Amerikë dhe kam
përgjegjësi si qytetar amerikan. Por
gjithmonë kam thënë se jam shqiptar
me një ndjenjë krenarie dhe se Qyteza
është vendi i paraardhësve të mi.
Çfarë ju ka treguar gjyshi për
Shqipërinë?
Nuk fliste shumë. Ishte njeri i qetë.
Por gjëja më e mirë që unë dhe babai im
kemi mësuar prej tij është të punojmë
shumë. Kjo është diçka që vazhdoj ta
bëj: punoj shumë fort.
Do të udhëtoni drejt Korçës?
Do të doja, por unë kam ardhur si i ftuar
në festival dhe ka një program të përgatitur
nga organizatorët.
Keni mësuar ndonjë fjalë shqip?
Është shumë e vështirë. Mund të
them vetëm: mbylle gojën, çupka dhe
s‘kam para.
Dini ndonjë gjë për historinë e
Shqipërisë?
Di shumë pak. Di për Skënderbeun
që luftoi turqit, që ndoshta është vendi
më i shqetësuar në botë, për komunizmin,
regjimin e Enver Hoxhës që e
mbajti të izoluar. Shqiptarët janë njerëz
që mbijetojnë. Unë ndihem i tillë. Janë
njerëz luftarakë, konkretë dhe kam
shumë respekt për ta.
Ju tashmë e keni sprovuar veten
si aktor. Sa ka ndikuar babai
juaj në këtë zgjedhje?
Më shumë ka qenë një pasion i imi.
Nuk kam aktruar derisa u shkëputa nga
babai im. Kur isha në kolegj i thashë
vetes se doja të bëhesha regjisor.
Atëherë u regjistrova në një kolegj ku
studiova për regji. Në të njëjtën kohë aty
fillova të aktroj.
Si është komunikimi juaj me
babanë, i kërkoni atij këshilla që
kanë të bëjnë me shfaqje apo role
të caktuara?
Herë pas here flas me të. I bëj shumë
pyetje dhe ai më jep shumë përgjigje.
Mes teatrit dhe filmit, ku ndiheni
më mirë?
Janë gjini të ndryshme, por i pëlqej
për ndjesi të caktuara që të jep njëri dhe
tjetri. Më pëlqen të bëj teatër çdo natë e
të eksperimentoj me të. Por ndihem
mirë në film, sepse mund ta përsërisësh
lojën disa herë, derisa të bësh më të
mirën. Janë të dyja zhvilluese, interesante
për aktorin.
Po komedia?
Është bukur ta bësh dikë të qeshë.
Njerëzit mund të shtendosen nga problemet
e zakonshme.
Keni sens humori?
Po, mendoj se kjo është shumë e
rëndësishme për mua. E marr punën seriozisht,
por në të njëjtën kohë them:
mos e merr kurrë kaq seriozisht!
Si do ta përshkruanit ju veten
tuaj?
Si një djalë që punon shumë, bëj plot
gabime, por e marr edukimin tim seriozisht.
Gjëja më e rëndësishme për mua
është të vazhdoj të rritem si aktor. Jam
një lojtar shumë i keq, kurrë nuk fitoj. Sa
herë që bëhem pjesë e një loje sportive,
skuadra ime humbet (qesh). Jam vëlla i
mirë, djalë dhe shok i mirë. Ha
shumë...Kjo përgjigje nuk mbaron.
Pse e do kinemanë?
Sepse mendoj që është lloji më bashkëkohor
i artit dhe më demokratik. Mendoj
se njerëzit e brezit tanë janë më
modernë dhe e dinë ç‘janë filmat e mirë
dhe eksperimentojnë. Nuk ke nevojë
për edukim të veçantë të duash artin e
kinemasë.
Njerëzit flasin ende për John
Belushin. Çfarë ndieni kur ju
pyesin për të?
Më mungon. Uroj që të jetë akoma
rrotull. Ishte vërtet gjeni dhe do të doja
ta kisha njohur më tepër si njeri, si burrë,
por të njihja më nga afër edhe punën
e tij si aktor.
Cilat janë pasionet tuaja
përveç aktrimit?
Punoj shumë. Më pëlqen të lexoj, të
shkruaj, të shkoj në muzeume. Më
pëlqejnë fëmijët. Mund të isha bërë
edhe mësues. Më pëlqen të dal me
miqtë...
Çfarë shkruani?
Poezi të shkurtra, poema dashurie.
Ndiheni i dashuruar?
Jo, po mundohem ta gjej dashurinë.
Mbase e gjej këtë vit, këtu.
Çfarë është dashuria për ju?
Nuk jam djali më i përshtatshëm që
mund t‘i bëhet kjo pyetje, por për mua
është pasion, të dish të këqijat, të metat
e dikujt dhe ta duash bashkë me to.
Babai dhe xhaxhai juaj edhe
këndojnë. Po ju?
Jo. Nuk e kam provuar. Jam shumë
keq në të kënduar.
Ju pëlqen të udhëtoni?
Më pëlqen shumë të udhëtoj. Më
pëlqen të vizitoj Qytezën, vendin e
paraardhësve të mi. Është një fshat i
vogël, por shumë i pastër dhe më
duket sikur ruan ndjesitë e një kohe të
shkuar.
Nëse ndonjë regjisor shqiptar
do t‘ju propozonte për një bashkëpunim
si do të ishte përgjigjja?
Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje.
Varet çfarë projekti është dhe kush e bën
atë. Mendoj se do të bashkëpunoja me
regjisorët shqiptarë. Nuk besoj se do të
thosha jo.
të bëjë pa të. Është i pari tipar që
spikat si trashëgimi nga babai
dhe xhaxhai i tij. Djali i Xhejms Belushit
ndodhet për të dytën herë në Shqipëri.
Vjen të prezantohet si aktor. Kur Tomas
Logoreci, përzgjedhësi i filmave në Festivalin
Ndërkombëtar të Filmit TIFF, i
bëri një ftesë për të ardhur në Tiranë,
nuk ngurroi ta pranonte. "The temerity
of Zim" është filmi me metrazh të shkurtër
i regjisorit Joshua Kopple, luan
rolin e një djaloshi që kapet mat nga e
dashura e tij me një tjetër. 28-vjeçari
shprehet se aktrimi është pasion i tij dhe
punon shumë për këtë. Por tregon edhe
se çfarë i tregonin në familje për Shqipërinë,
rrëfen për veten, marrëdhënien
me Xhejms Belushin,
kujtimin e xhaxhait, ndjesitë e këtij
udhëtimi të dytë në Shqipëri.
Kjo është hera e dytë që ju vini
në Shqipëri. Çfarë kujtoni nga
hera e parë dhe çfarë sheh ndryshe?
Isha 14 vjeç kur kam ardhur për herë
të parë. Shkuam në Qytezë, në Korçë.
Kujtoj që pashë gjyshin tim të qajë kur
takoi kushërinjtë e tij, kujtoj babin tim
të puthte tokën. Nuk kishte qenë kurrë
në Shqipëri. Por kujtoj se pashë edhe
shumë gomarë. Atëherë isha i vogël. Tani
Tirana më duket qytet i madh, i zhvilluar
dhe më modern. Por njerëzit më duket
se kanë mbetur të njëjtët. Janë shumë
të ngrohtë dhe mikpritës.
Ju ndiheni pak shqiptar?
Pse pak?! Unë jam shqiptar. Ndihem
si shqiptar, sepse kam trashëguar një
pjesë nga babai dhe gjyshi im.
Por jeni rritur në Amerikë?
Po, jam rritur në Amerikë dhe kam
përgjegjësi si qytetar amerikan. Por
gjithmonë kam thënë se jam shqiptar
me një ndjenjë krenarie dhe se Qyteza
është vendi i paraardhësve të mi.
Çfarë ju ka treguar gjyshi për
Shqipërinë?
Nuk fliste shumë. Ishte njeri i qetë.
Por gjëja më e mirë që unë dhe babai im
kemi mësuar prej tij është të punojmë
shumë. Kjo është diçka që vazhdoj ta
bëj: punoj shumë fort.
Do të udhëtoni drejt Korçës?
Do të doja, por unë kam ardhur si i ftuar
në festival dhe ka një program të përgatitur
nga organizatorët.
Keni mësuar ndonjë fjalë shqip?
Është shumë e vështirë. Mund të
them vetëm: mbylle gojën, çupka dhe
s‘kam para.
Dini ndonjë gjë për historinë e
Shqipërisë?
Di shumë pak. Di për Skënderbeun
që luftoi turqit, që ndoshta është vendi
më i shqetësuar në botë, për komunizmin,
regjimin e Enver Hoxhës që e
mbajti të izoluar. Shqiptarët janë njerëz
që mbijetojnë. Unë ndihem i tillë. Janë
njerëz luftarakë, konkretë dhe kam
shumë respekt për ta.
Ju tashmë e keni sprovuar veten
si aktor. Sa ka ndikuar babai
juaj në këtë zgjedhje?
Më shumë ka qenë një pasion i imi.
Nuk kam aktruar derisa u shkëputa nga
babai im. Kur isha në kolegj i thashë
vetes se doja të bëhesha regjisor.
Atëherë u regjistrova në një kolegj ku
studiova për regji. Në të njëjtën kohë aty
fillova të aktroj.
Si është komunikimi juaj me
babanë, i kërkoni atij këshilla që
kanë të bëjnë me shfaqje apo role
të caktuara?
Herë pas here flas me të. I bëj shumë
pyetje dhe ai më jep shumë përgjigje.
Mes teatrit dhe filmit, ku ndiheni
më mirë?
Janë gjini të ndryshme, por i pëlqej
për ndjesi të caktuara që të jep njëri dhe
tjetri. Më pëlqen të bëj teatër çdo natë e
të eksperimentoj me të. Por ndihem
mirë në film, sepse mund ta përsërisësh
lojën disa herë, derisa të bësh më të
mirën. Janë të dyja zhvilluese, interesante
për aktorin.
Po komedia?
Është bukur ta bësh dikë të qeshë.
Njerëzit mund të shtendosen nga problemet
e zakonshme.
Keni sens humori?
Po, mendoj se kjo është shumë e
rëndësishme për mua. E marr punën seriozisht,
por në të njëjtën kohë them:
mos e merr kurrë kaq seriozisht!
Si do ta përshkruanit ju veten
tuaj?
Si një djalë që punon shumë, bëj plot
gabime, por e marr edukimin tim seriozisht.
Gjëja më e rëndësishme për mua
është të vazhdoj të rritem si aktor. Jam
një lojtar shumë i keq, kurrë nuk fitoj. Sa
herë që bëhem pjesë e një loje sportive,
skuadra ime humbet (qesh). Jam vëlla i
mirë, djalë dhe shok i mirë. Ha
shumë...Kjo përgjigje nuk mbaron.
Pse e do kinemanë?
Sepse mendoj që është lloji më bashkëkohor
i artit dhe më demokratik. Mendoj
se njerëzit e brezit tanë janë më
modernë dhe e dinë ç‘janë filmat e mirë
dhe eksperimentojnë. Nuk ke nevojë
për edukim të veçantë të duash artin e
kinemasë.
Njerëzit flasin ende për John
Belushin. Çfarë ndieni kur ju
pyesin për të?
Më mungon. Uroj që të jetë akoma
rrotull. Ishte vërtet gjeni dhe do të doja
ta kisha njohur më tepër si njeri, si burrë,
por të njihja më nga afër edhe punën
e tij si aktor.
Cilat janë pasionet tuaja
përveç aktrimit?
Punoj shumë. Më pëlqen të lexoj, të
shkruaj, të shkoj në muzeume. Më
pëlqejnë fëmijët. Mund të isha bërë
edhe mësues. Më pëlqen të dal me
miqtë...
Çfarë shkruani?
Poezi të shkurtra, poema dashurie.
Ndiheni i dashuruar?
Jo, po mundohem ta gjej dashurinë.
Mbase e gjej këtë vit, këtu.
Çfarë është dashuria për ju?
Nuk jam djali më i përshtatshëm që
mund t‘i bëhet kjo pyetje, por për mua
është pasion, të dish të këqijat, të metat
e dikujt dhe ta duash bashkë me to.
Babai dhe xhaxhai juaj edhe
këndojnë. Po ju?
Jo. Nuk e kam provuar. Jam shumë
keq në të kënduar.
Ju pëlqen të udhëtoni?
Më pëlqen shumë të udhëtoj. Më
pëlqen të vizitoj Qytezën, vendin e
paraardhësve të mi. Është një fshat i
vogël, por shumë i pastër dhe më
duket sikur ruan ndjesitë e një kohe të
shkuar.
Nëse ndonjë regjisor shqiptar
do t‘ju propozonte për një bashkëpunim
si do të ishte përgjigjja?
Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje.
Varet çfarë projekti është dhe kush e bën
atë. Mendoj se do të bashkëpunoja me
regjisorët shqiptarë. Nuk besoj se do të
thosha jo.