Zgjedhjet e lira, kusht për liberalizimin vizave
Shkup - Nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike në pranverë, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë as në fund të vitit 2009. Ndërkaq përsëritja e incidenteve nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, afatin e liberalizimit të regjimit të vizave me siguri do ta zgjasë deri në vitin 201. Sipas së përditshmes shqiptare në Maqedoni, Lajm, e cila citon burime diplomatike nga Shkupi, një gjë të tillë e vlerësojnë edhe analistët, por e ka konfirmuar edhe zëvendës kryeministri për eurointegrime Ivica Bocevski.
“Nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë as në fund të vitit 2009”, ka thënë eksperti i çështjeve evropiane Ylber Sela, cituar nga Lajm. I kthyer para një jave nga Brukseli, Sela sjell këtu edhe atmosferën e atjeshme. “Meqë Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave deri në fund të vitit 2009, ka mbetur edhe një kusht kryesor - zgjedhjet lokale dhe presidenciale që janë në pranverë”, thotë Sela, duke theksuar se zgjedhjet janë edhe kushti kryesor që i ka mbetur Maqedonisë për të plotësuar. Ndërsa zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Ivica Bocevski e vlerëson më shumë se pozitiv raportin e Komisionit Evropian (KE) në lidhje me liberalizimin e vizave.
“Realizimi i këtyre sugjerimeve do të paraqesë prioritet afatshkurtër për Qeverinë, kurse theks i posaçëm është vënë në kriteret kyçe politike. Theksi kryesor është vendosur në procesin zgjedhor në mars të vitit të ardhshëm dhe përmirësim të dialogut politik, deklaroi Bocevski. Sipas tij, plani përmban skicë detaje përmes të cilit do të zhvillohet realizimi i masave në raport me procesin zgjedhor. “Në atë pjesë janë të kyçura aktivitetet parazgjedhore, ekipimi i administratës zgjedhore, aktivitetet e partive politike në kontekst të propozimit të kandidatëve dhe shpalljes dhe përfundimit të aktiviteteve zgjedhore”, deklaroi Bocevski.