Maqedoni, ndalohet çdo lloj reklame e duhanit
Shkup - Duke nisur nga dita e djeshme, në Maqedoni ka hyrë në fuqi ligji që ndalon çdo lloj reklamimi të duhanit. Në këtë mënyrë, në asnjë vend publik apo privat, nuk do të lejohet më asnjë lloj reklamimi cigaresh. Sipas ligjit në fjalë, ndalohet gjithashtu edhe reklamimi indirekt i cigareve me logo dhe vend të prodhimit, si dhe me shkronja karakteristike, shenja, simbole, slogane, që janë shfrytëzuar në reklamimin dhe asocojnë në të. Lidhur me tregtimin e tyre, cigaret në pikat e shitjes mund të ekspozohen me paketimin origjinal dhe me çmimin përkatës. Për shkelësit e ligjit, parashikohet gjoba financiare nga 2000 deri në 4500 euro.