E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjukanoviç: Vendimi për Kosovën, respekton realitetin politik

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç ka deklaruar se me vendimin për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, Mali i Zi ka pranuar realitetin e ri. "Ky veprim është respektim i një realiteti politik, i cili është i pamundur të ndryshohet", ka pohuar Gjukanoviç në një intervistë për një të përditshme serbe.
Kreu i qeverisë së Podgoricës ka mohuar lajmet e publikuara në media të ndryshme, se vizita e tij e fundit në SHBA kishte të bënte me këtë vendim.
Gjukanoviç është shprehur se Mali i Zi kishte planifikuar të vendoste marrëdhënie diplomatike me Kosovën edhe më herët, por nuk e kishte bërë këtë për shkak të Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›