E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjukanoviq: Marrëdhëniet me Kosovën, interes kombëtar

Kryeministri malazias, Milo Gjukanoviq, ka thënë se vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është bërë në përputhje me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe rajonit.

Në një intervistë për mediat serbe, Gjukanoviq ka theksuar se politikën ndaj Kosovës, Mali i Zi, e kryen në përputhje me interesat kombëtare, të interesave të shtetit në rajon dhe faktet e vërteta politike.

Ai ka deklaruar se Mali i Zi ka marrë një vendim krejtësisht të pavarur për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›