E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa premton ndërtimin e tri shesheve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa në një takim për gazetarë, të martën ka prezantuar prioritetet që kabineti i tij planifikon t’i realizojë. Ai tha se do të vazhdohet më përfundimin e punimeve në Sheshin “Nëna Terezë”, pastaj do të punohet në Sheshin “Skënderbeu”, Sheshin “Ibrahim Rugova” dhe Sheshin “Adem Jashari”.

“Komuna e Prishtinës do të fillojë me ndërtimin e tri projekteve konkrete, me ndërtimin e sheshit të Prishtinës në qendër, do ta rrumbullakojë atë që ka mbetur dhe tejkalimin e problemeve që kanë mbetur nga e kaluara për pjesën e Sheshit ‘Nëna Terezë’, që ka mbetur gjysmë dhe rrumbullakësimin e këtij sheshi, me Sheshin ‘Skënderbeu’, Sheshi ‘Ibrahim Rugova’, deri te Sheshi ‘Adem Jashari’ si dhe makro lokacioni e sheshit që do te lidhet deri te Pallati i Rinisë dhe do të vazhdojë deri të ndërtesa e komunës, në një mënyrë që ta kemi një koncept të sheshit të përgjithshëm”, theksoi Mustafa.

Ai më tej shpjegoi se me këtë nuk nën kuptohet edhe sheshi i ri, i cili planifikohet të ndërtohet në pjesën e Prishtinës së Re, që do të lidhet nga rruga “B” deri tek objektet qeveritare në Prishtinën e Re. Ai po ashtu premtojë se do të fillohet të ndërtohet edhe Sheshi “Bill Clinton” dhe do të ndërtohet nënkalimi të Katedralja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›