Uashington: Condi në ofensivë
09/03/2005 Më parë, Rumsfeld e spostonte pa teklif. Tani është Condi, që ka marrë në duar frenat e bisedimeve. Një vështrim i rrugës së saj drejt pushtetit
Askush nuk duhet të lërë mënjanë Rumsfeldin, një luftëtar brilant i luftërave të brendshme, i cili në dy epoka të ndryshme ia hodhi dy gjigandëve të politikës së jashtme, Henry Kissinger dhe Colin Powell. Por, ndërkohë që Bush u vetëpërcaktua si “President lufte” në mandatin e tij të parë, tani ai nuk ka të ngopur me “diplomacinë e re”, dhe Rice është instrumenti i tij kryesor
Sekretarja e re e Shtetit ka hyrë në skenën globale me stil dhe forcë, e ndihmuar edhe nga era e favorshme e Pranverës Arabe të Demokracisë. Krejt papritur, femra e kontrolluar dhe plot maniera, që qëndroi katër vite nën hijen e Bushit, tani po tërheq vëmendjen e çdo qosheje të Botës
Vetëm dy vjet më parë, Donald Rumsfeld ishte “i madhi” brenda kampit të Bushit – “artisti idhull”, siç e ka quajtur një herë Presidenti Bush – dhe Condi Rice ishte thjesht një tjetër pengesë, mbi të cilën duhej të kalonte Sekretari i Mbrojtjes. Ish-anëtarë të Këshillit të Sigurimit, që ajo drejtonte, përshkruajnë mospërfilljen e tij ndaj Rice. Një zyrtar kujton një takim kur Rumsfeld dhe krerë të tjerë ishin ftuar në Shtëpinë e Bardhë për një mbledhje. Dikush përmendi Këshillin e Sigurimit. “ǒështë ky?”, tha Rumsfeld me ironi. “Eshtë këshilltarja e Sigurisë”, erdhi përgjigjja. “Kush është kjo?”, ia preu Rumsfeld. “Don, i bie të jem unë”, u përgjigj Condi, duke u përkulur pak përpara.
Sot Condi nuk ka më nevojë t’i kujtojë Sekretarit të Mbrojtjes se ku qëndron në hierarkinë e pushtetit në Uashington. Jo vetëm se dy vjet më parë ishte kohë lufte, pra shkatërrimi dhe sot është kohë diplomacie, pra ndërtimi – demokracia arabe, aleancat e reja dhe imazhi i përmirësuar global i SHBA. Sekretarja e re e Shtetit ka hyrë në skenën globale me stil dhe forcë, e ndihmuar edhe nga era e favorshme e Pranverës Arabe të Demokracisë. Krejt papritur, femra e kontrolluar dhe plot maniera, që qëndroi katër vite nën hijen e Bushit, tani po tërheq vëmendjen e çdo qosheje të botës.
Ndonëse pjesa më e madhe e rrëfimeve thonë se të dy janë miqësorë me njëri-tjetrin – flasin në telefon në orën 07.15 të mëngjesit çdo ditë – shefi 72-vjeçar i Mbrojtjes mund të mos e ketë marrë shumë qetë statusin e tij të ri pjesërisht të eklipsuar. Muajin e kaluar, kur ishte në një udhëtim në Gjermani, Rumsfeld u pyet nga një parlamentar i NATO-s në lidhje me politikën e Rice të konsultimit me aleatët evropianë. “Condi Rice nuk ka një politikë”, u përgjigj ai. “Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë një politikë që ndjekin”. Kur iu kërkua të komentonte në lidhje me një artikull, ku flitej për punën e Rice, një zyrtar i Pentagonit, në pozicion disi mbrojtës, tha: “A nuk është pak si herët të shkruhet një lajm se sa mirë po e bën ajo punën si Sekretare e Shtetit?”.
Askush nuk duhet të lërë mënjanë Rumsfeldin, një luftëtar brilant i luftërave të brendshme, i cili në dy epoka të ndryshme ia hodhi dy gjigandëve të politikës së jashtme, Henry Kissinger dhe Colin Powell. Por, ndërkohë që Bush u vetëpërcaktua si “President lufte” në mandatin e tij të parë, tani ai nuk ka të ngopur me “diplomacinë e re”, dhe Rice është instrumenti i tij kryesor. Me ushtrinë, që vazhdon të jetë e lidhur në Irak, dhe me fyerjen gjithnjë në rritje që ndihet në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me faktin që Pentagoni nuk e mbajti plotësisht të informuar Bushin në lidhje me kryengritjen dhe skandalin e Abu Ghraibit, disa vëzhgues në Uashington e shohin Rumsfeldin nëse jo si një forcë të harxhuar, të paktën një forcë të dobësuar. “Shtëpia e Bardhë humbi besimin te Rummy në fundin e vitit 2003, kur parashikimet e tij në lidhje me Irakun nuk po dilnin”, thotë gazetari konservator, Bill Kristol. Thuhet se tani Rumsfeld është disi i shkëputur nga Iraku, duke u fokusuar kryesisht brenda vetes, në atë që e sheh një pjesë të madhe të trashëgimisë së tij, detyrën e domosdoshme të transformimit të ushtrisë.
Ndonëse nuk ka dhënë asnjë shenjë që mund të largohet shpejt, prej javësh ka zëra që Rumsfeld mund të largohet pas inspektimit katërvjeçar të mbrojtjes – një rishqyrtim madhor i politikës ushtarake – që pritet në fund të 2005. “Duket sikur angazhimi i përditshëm i Rumsfeldit në Irak ka avulluar”, thotë një zyrtar.
Mes atyre që thuhet se synojnë postin e tij, është ish-zëvendëssekretari i Shtetit, Richard Armitage, një rival i fortë i Rumsfeld. Armitage, i cili u thotë miqve se posti i ministrit të Mbrojtjes është i vetmi që mund ta rikthejë në qeveri, vendosi kohët e fundit të mos kthehet në firmën e dikurshme të tij të konsulencës, Armitage Associates, por të ngrejë një të re, Armitage International. Firma e re do të shmangë kontrata që mund të shkaktonin konflikte interesash. “Nga një sërë këndvështrimesh, gjërat do të lehtësoheshin, nëse Armitage hyn në qeveri herët”, thotë një ndihmëse e tij, Kristin Burke. I pyetur për të ardhmen e Armitage, zëdhënësi i Pentagonit, Bryan Whitman, tha vetëm: “Ai ka folur për faktin që Presidenti i ka kërkuar të qëndrojë”.
Ndërkohë që Rumsfeld sheh errët, Rice është një shpërthim i vërtetë aktivitetesh të reja. Në orën 5 të mëngjesit të çdo dite, ajo po ndërton një miniperandori politikash, që përfshin një grup të konsiderueshëm të ish-Këshillit të Sigurimit. Dhe pas katër vitesh, kur edhe ajo vetë u përball me kritika të ashpra, kohët kanë ndryshuar. “Ajo kërkon takime herët në mëngjes, apo vonë në mbrëmje”, thotë një zyrtar i Departamentit të Shtetit. “Më pas vijnë takimet e së shtunës. Kjo është jeta e saj”. Këshilltari i lartë, Jim Wilkinson shton: “Qëndrimi i saj ndaj punës bazohet në parimin e asnjë lëvizjeje të shkuar dëm. Që do të thotë: çdo takim, udhëtim, telefonatë ka rëndësi”.
Për momentin, pjesa më e madhe e vendimeve të mëdha i atribuohen rrugës diplomatike që ndjek Rice. Kjo përfshin bisedimet në Lindjen e Mesme; formësimin e demokracisë që po lind në Irak, Liban dhe Egjipt; kombinimi i lëvizjeve me francezët për të larguar Sirinë nga Libani dhe rifillimi i bisedimeve me Iranin për të çaktivizuar programin bërthamor. “Më pëlqen si po shkojnë gjërat”, thotë senatori Joe Biden, anëtar i Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme. “ Mos e dëgjoni Rumsfeldin”.
Ndoshta testi më i rëndësishëm i ndikimit të Rice në këtë moment është Irani. Fajkonjtë e Pentagonit, që thuhet se mbështeten nga zëvendëspresidenti Cheney, duan të konfrontohen me Teheranin. Rice ka bërë thirrje që të provohet fillimisht diplomacia dhe duket se ka Presidentin në anën e saj. Burime evropiane thonë se Presidenti u tha udhëheqësve të kontinentit të vjetër që do të mbështesë bisedimet e tyre me Teheranin, përfshirë një ofertë për lëshime, si anëtarësimi në OBT dhe pjesë për avionët, ndoshta me shitjen e mundshme të avionëve civilë të Boeing apo Airbus. Por Bushi i ofron këto vetëm nëse Irani ndal programin bërthamor të pasurimit të uranit. Që do të thotë një përplasje me Teheranin, i cili javën e kaluar bëri të qartë se nuk do ta ndalë ndonjëherë plotësisht atë. Dhe Bushi nuk i ka humbur aspak instiktet marciale: “Të gjithë opsionet janë në tryezë”, u tha ai evropianëve. Megjithatë, për momentin, opsioni i preferuar është diplomacia, dhe është e qartë që pas qëndron dora e Condit.
“Mos e dëgjoni Rummyn!”
Për momentin, pjesa më e madhe e vendimeve të mëdha i atribuohen rrugës diplomatike që ndjek Rice. Kjo përfshin bisedimet në Lindjen e Mesme; formësimin e demokracisë që po lind në Irak, Liban dhe Egjipt; kombinimi i lëvizjeve me francezët për të larguar Sirinë nga Libani dhe rifillimi i bisedimeve me Iranin për të çaktivizuar programin bërthamor. “Më pëlqen si po shkojnë gjërat”, thotë senatori Joe Biden, anëtar i Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme. “Mos e dëgjoni Rumsfeldin”. Ndoshta testi më i rëndësishëm i ndikimit të Rice në këtë moment është Irani. Fajkonjtë e Pentagonit, që thuhet se mbështeten nga zëvendëspresidenti Cheney, duan të konfrontohen me Teheranin