Kreu senatit polak viziton Durrësin
09/03/2005 Takim me prefekten dhe kryebashkiakun
DURRËS - Një delegacion i senatit polak ka vizituar dje qytetin bregdetar të Durrësit. Delegacioni është kryesuar nga kryetari i senatit, Longin Pastuscak dhe katër senatorë. Kreu i senatit polak, i cili ka ardhur në Shqipëri me ftesë të kryeparlamentarit shqiptar, Sërvet Pëllumbi, është shoqëruar në takimet zyrtare me krerë të pushtetit vendor nga nënkryetarja e parlamentit, Makbule Çeço.
Miku polak ka zhvilluar bisedime me kryetarin e Bashkisë, Lefter Koka, prefekten e Durrësit, Ingrit Shuli, si dhe shumë drejtues vendor të pranishëm në vizitën njohëse të Pastushak në Durrës. Kryetari Koka u ka afruar senatorëve të huaj një ekspoze të historisë dhe zhvillimit të qytetit mijëravjeçar të Durrësit, vlerat muzeale, zhvillimin e biznesit dhe turizimit si dhe shumë çështje të tjera që përmbushnin panoramën e plotë njohëse për Durrësin.
Pas takimit në bashki, delegacioni polak ka vizituar portin detar të Durrësit.