Merr overdozë heroine për t’u vetëvrarë, gjendet pas 3 ditësh
• KORÇE - Luan Culi, 32 vjeç, banor i Korçës, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij si pasojë e overdozës.
Nga hetimet e para mësohet se kishte tri ditë që kishte ndërruar jetë dhe trupi kishte filluar të dekompozohej. Era e keqe, që dilte nga apartamenti deri në shkallët e pallatit, ngjalli dyshime tek bashkëshortja, e cila së bashku me dy fëmijët e saj të mitur ishte larguar nga apartamenti tek shtëpia atërore, pas një sherri me bashkëshortin. Dy ditë me radhë shkonte për të marrë ca veshje të fëmijëve dhe e gjeti apartamentin të mbyllur nga brenda. Për të shmangur ndonjë sherr të ri, por duke pasur edhe dyshime dhe një parandjenjë të keqe, gruaja lajmëroi policinë për të kontrolluar banesën. Ishte ora 10:45 kur bashkëshortja e Luanit, e shoqëruar nga dy punonjës të policisë së Korçës, shqyen derën e apartamentit dhe hynë brenda. Trupin e pajetë të 32-vjeçarit e kanë gjetur në divan, ndërsa pranë tij ndodhej një shiringë, e cila ruante gjurmët e tretësirës së një lëngu, që u mendua se e ka çuar Luanin në vdekje. Menjëherë trupi i pajetë u çua në morgun e Spitalit të Korçës, ku iu nënshtrua autopsisë dhe analizave të lëngjeve të stomakut. U konkludua se vdekja kishte ardhur si rezultat i përdorimit të një mbidoze droge, që dyshohet se ka qenë e tipit heroinë. Vdekja sipas burimeve spitalore ka ndodhur tri ditë më parë. E pyetur nga policia, bashkëshortja e Luanit, ka pohuar se prej disa ditësh ishin grindur mes tyre për shkak se ai kërkonte para për të blerë drogë. Prej rreth 5 vitesh, viktima ishte bërë përdorues i alkoolit dhe së fundi edhe i drogës, çka ka shërbyer mollë sherri për harmoninë në familje. Gjatë hetimeve policia ka dyshuar se ka qenë mbidoza e drogës, e injektuar me shiringë, që e çoi në vdekje. j.gj