Shpronësimet bllokojnë punimet në autostradën Levan-Tepelenë
• FIER - Pezullohet ndërtimi i autostradës Levan-Tepelenë. Pengesë për vazhdimin e punimeve janë bërë më shumë se 180 fermerë të komunës së Frakullës.
Ata kërkojnë shpronësimet për tokën bujqësore që prek gjurma e saj, ndërkohë që ende nuk u është dhënë një përgjigje konkrete. Janë rreth 232 mijë metra katror tokë, të cilat preken nga ky ndërtim. Ndërsa firma ndërtuese kërkon të punojë e qetë në financimin që ka marrë përsipër, banorët kërkojnë të drejtën e tyre duke bllokuar rrugën ku bëhen punime. Herë pas here fermerët e prekur kanë marrë edhe familjarët e tyre duke protestuar për kompensimin e vonuar. Shpronësimet prekin fshatrat Frakull e Madhe, Cerven, Kafaraj, Adë, Sheq dhe Kashisht, ndërkohë që janë evidentuar të gjitha sipërfaqet ku do të ndërtohet autostrada. “Na thanë që të certifikonim pasuritë që na prekte autostrada dhe ne bëmë çfarë na kërkuan. Në fillim nuk na lanë të mbillnim asgjë duke na sugjeruar një zgjidhje të shpejtë, pra një kompensim në një afat kohor të shkurtër. E lamë tokën djerrë, por iku një vit dhe dolëm me humbje. Jemi futur në borxhe për të blerë grurin e bukës së përditshme”, thotë një prej banorëve. Probleme të shumta janë shfaqur dhe në përgatitjen e listave paraprake, pasi në shumë raste sipërfaqja që do të shpronësohet nuk përputhet me emrat e fermerëve. Përgjegjësi i zyrës së mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës në Frakull, Fatmir Hasa, pohon se po kryhet dokumentimi në zyrës e Regjistrimit të Pasurisë në Fierit për të bërë verifikimin e pronësisë. Të lodhur nga pritja, banorët thonë se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve pa u kompensuar. m.r