E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, 12 milionë lekë dëmshpërblim për kërpin

• Rreth 12 milionë lekë është vlera e zhdëmtimit material që Ministria e Brendsh-me është e detyruar t'u paguajë 9 fermerëve nga komuna e Shkrelit në Malësinë e Madhe.SHKODER/ RITVAN DIBRA Ka qenë Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka marrë vendimin e formës së prerë në favor të fermerëve të Shkrelit, të cilëve në vitin 2001 iu asgjësuan rreth 550 mijë rrënjë të bimës kërp industrial, e dyshuar si kanabis sativa. Pas rreth 7 vitesh zvarritjesh nëpër gjykata, në Shkodër e në Tiranë, fermerët e Shkrelit kanë fituar të drejtën e tyre. Një operacion i policisë në verën e vitit 2001 bëri që ajo të asgjësojë rreth 550 mijë bimë të kërpit industrial që donin edhe rreth dy muaj që të arrinin fazën e plotë të pjekjes dhe më pas të korreshin nga fermerët, si dhe të arrestonin 4 persona. Ndaj tyre rëndonte akuza e "kultivimit të bimës narkotike", të cilët qëndruan në burg për 30 ditë. Të akuzuarit: Martin Pëllumbi, ish-kryetar i komunës në atë kohë, Brahim Maleci, Maliq Memçaj, Fran Brrakaj, Tom Kapllaj, Ndue Leknikaj, Gjeto Lumaj, Qamil Selaj dhe Gani Alikaj janë fermerët që kanë fituar gjyqin ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të gjithë këta ishin pronarë të parcelave të mbjella me kërp industrial, e cila ishte mbjellë me lejen e autoriteteve përkatëse dhe parcelat shtriheshin në vende të dukshme fare pranë rrugës. Gjykata ka vendosur për ta shpalljen të pafajshëm, si dhe të përfitojnë një zhdëmtimin material prej 11.781.500 lekësh, dëm ky që i është shkaktuar fermerëve nga asgjësimi prej policisë i bimës së mbjellë duke pandehur se ishte kanabis sativa, por që analizat vërtetuan të kundërtën. Ndërkohë që gjykata ka njohur vetëm dëmin material, fermerët dhe fondacioni anglez kanë kërkuar dhe 11 milionë lekë të tjera si dëm moral. Në sajë të bashkëpunimit të shoqatës së fermerëve të Shkrelit me fondacionin anglez, "Partneritet për Zhvillim", ishte ky i fundit i cili kishte sjellë farën dhe do blinte dhe prodhimin që përdorej në industri. Por në fakt një prodhim i tillë nuk u arrit të merrej kurrë sepse u asgjësua nga policia. Në atë kohë, organet e rendit e cilësuan si një ndër sukseset më të mëdha në operacionin antikanabis, për shkak të sasisë së madhe të rrënjëvë të agjësuara. Fusha të tëra, të të gjithë fermerëve ishin mbjellë me bimën, e cila u dokumentua se do të shfrytëzohej për në industrinë britanike. Nga analizimi i sasisë së drogës që kishte kërpi industrial shifra në të dilte në përqindje më të vogël sesa kanabis sativa, lënda e parë e prodhimit të drogës.12 milionelekë është shuma që do t'u shpërndahet 9 fermerëve të zonës së Shkrelit, për dëmin që shkaktoi policia duke u asgjësuar kërpin industrial2 padiu regjistruan ndaj shtetit shqiptar pas asgjësimit të qindra mijërave rrënjë kërp, e para për dëm materiale, e dyta për dëm moral ndaj fermerëve e firmës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›