Gjykata, 175 të dënuar kërkojnë ulje dënimi
Laureta Rryçi
Tiranë - Nga janari e deri në fund të muajit prill në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës janë depozituar 175 kërkesa nga të burgosurit për ulje dënimi. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë jo vetëm emrat e të dënuarve, por edhe vendimet që janë dhënë për ta. Kërkesat janë depozituar në kohë të ndryshme, ashtu siç janë dhënë dhe vendimet. Mes tyre nuk mungojnë edhe të dënuarat femra, ku për pjesën më të madhe të tyre gjykata është shprehur pozitivisht. Gjithashtu edhe të huajt kanë aplikuar për të përfituar nga kjo e drejtë që e parashikon legjislacioni shqiptar. Deri tani këto ulje dënimi janë pranuar duke u bazuar në ligjin e vjetër. Pritet që brenda pak ditësh, ligji i ri, që i ka kaluar të gjitha etapat, të hyjë në fuqi pasi është botuar dhe në Fletoren Zyrtare. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan se për të tilla kërkesa merren parasysh një sërë kriteresh. Ulja e dënimit është një e drejtë që ushtrohet shpesh nga të burgosurit, duke përfituar në të shumtën e rasteve një ulje dënimi prej tre muajsh. Por ka dhe nga ato kërkesa që pranohen pjesërisht duke marrë një ulje dënimi me më pak ditë. Mes emrave nuk mungojnë edhe të burgosur që janë jo pak të njohur për opinionin publik për shkak të krimeve që kanë kryer. Po kështu nuk mungojnë edhe të dënuarit e huaj, pasi në momentin që janë njohur me legjislacionin shqiptar kanë preferuar ta ushtrojnë të drejtën që u jep neni në fjalë.
Kërkesat
Nga janari e deri në fund të muajit prill ka pasur një numër të konsiderueshëm kërkesash nga të dënuarit për ulje dënimi. Për një pjesë prej tyre gjykata është shprehur duke vendosur sipas rasteve që kanë qenë për shqyrtim. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan se të burgosurit, për të konsumuar këtë të drejtë, i drejtohen gjykatës me një sërë dokumentacionesh. Për të përfituar ulje dënimi ata më parë duhet të jenë sjellë mirë në institucionin e riedukimit ku vuajnë dënimin si dhe të kenë zbatuar rregulloren e burgut me përpikëri. Po kështu, një rol të rëndësishëm luan dhe vepra penale për të cilën ata janë dënuar si dhe dokument i lëshuar nga kreu i burgut në të cilin flitet për të dënuarin. Po kështu, kushtet e vështira ekonomike, gjendja e vështirë shëndetësore apo probleme të tjera familjare, nëse ekzistojnë, do ta ndihmonin të burgosurin që të përfitonte 90 ditë burg falje. Sipas procedurave në momentin që depozitohet një kërkesë fillimisht kalon në short për të përcaktuar gjyqtarin që do të gjykojë. Më pas përcaktohet dita e zhvillimit të procesit dhe në pak seanca fillimisht dëgjoi i dënuari se përse kërkon ulje dënimi dhe në fund juristi i burgut që flet për dosjen e këtij të dënuari. Gjyqtari i çështjes, pasi ka dëgjuar të dyja palët, vendos në fund nëse do ta pranojë kërkesën apo jo. Sipas ligjit në fjalë, i burgosuri ka të drejtë ta ushtrojë vetëm një herë në vit këtë të drejtë.
Të burgosurit VIP
Gjithkush prej të burgosurve do të preferonte 90 ditë burg më pak. Natyrisht ata që cilësohen si VIP-a kanë anë negative dhe pozitive për të përfituar ose jo nga kjo ulje dënimi. Në këtë listë nuk mungojnë gratë e dënuara, që kryesisht janë të dënuara për veprën penale të vrasjes. Pjesa më e madhe e tyre i drejtohen gjykatës për ulje dënimi jo vetëm për sjelljen e mirë, por edhe për arsyen e fëmijëve që me ekzekutimin. Në listën e mëposhtme gjenden jo pak emra të dëgjuara për opinionin publik si Filip Gjeloshi, që u cilësua si miku i Zani Çaushit. Por ka dhe të tjerë, si Ylli Kambo, Edmond Llagami, Eduart Skuka, Naser Tahiri etj.
Lista e kërkesave
Xhavit Bera Pranuar
Altin Mehmeti Pushuar
Katerina Qyteti Pranuar pjesërisht
Skënder Trimi Pranuar
Agim Basha Pushuar
Ermal Sinani Pranuar
Eduart Avdiaj Pranuar
Pranvera Qevani Pranuar
Erion Gogaj Inkompetenca
Ergert Alijaj Pranuar
Erges Ymeraj Pranuar
Naser Tahiri Pushuar
Alfred Mulleti Pranuar
Adrian Katreli Pushuar
Ervin Aliko Pranuar
Petrit Zhupa Inkompetenca
Alketa Shaqiri Pranuar
Arjana Zerollari Pushuar
Julian Bija Rrëzuar
Festim Xhani Pushuar
Bajram Alushi Rrëzuar
Muharrem Sinomati Pranuar
Flamur Cakmashi Pranuar
Shkëlqim Rrapi Pushuar
Ardian Serica Pranuar
Ferdinand Xhango Pushuar
Lume Shahini Pushuar
Lindita Zhuka Pranuar
Zana Gjinikasi Pranuar pjesërisht
Saimir Krosi Pranuar
Dylbere Zhuli Pranuar
Alfred Tota Pranuar
Dhurata Aliaj Pranuar
Gjergj Kolvani Pranuar
Arben Duka Pranuar
Jouzas Maziliauskas Pranuar
Fatime Xhafa Pranuar
Alban Lulushi Pushuar
Maringlen Duro Pranuar
Agron Kojaçi Pranuar
Halil Gjyla Pranuar pjesërisht
Rexhep Metellari Pranuar
Armando Jaupi Pranuar
Rinela Elezi Pranuar pjesërisht
Adrian Katreli Pushuar
Kujtim Mile Pushuar
Edlir Aliaj Pranuar
Sokol Xhambazi Pranuar
Meleq Mema Pushuar
Bledar Vogli Pranuar
Tomor Hano Refuzuar
Ilir Kodumi Pranuar
Eduart Skuka Pranuar
Elton Demi Pranuar
Lavdosh Osmani Pushuar
Ermal Daja Pranuar
Sokol Katreli Pushuar
Gramoz Dollani Pranuar pjesërisht
Riza Shabani Pushuar
Manushaqe Topuzi Pranuar
Edmond Zani Pranuar
Klement Duli Pushuar
Bukurie Shkëmbi Pranuar
Adrian Katreli Pranuar
Andi Miha Rrëzuar
Leonard Pasho Rrezuar
Tajar Kalemaj Refuzuar
Xhafer Tozaj Pranuar
Hasan Gjinaj Pushuar
Nesret Basha Pranuar
Met Metallari Rrëzuar
Gentian Alizoti Pranuar
Gentjan Shehaj Pranuar
Alex Biti Pushuar
Durim Hasani Pushuar
Robert Demolli Pranuar
Fatjon Pasho Pranuar
Astrit Loçi Pranuar
Eduart Hasani Pushuar
Adriatik Lleshi Pushuar
Ergys Brahimi Pranuar
Ermal Sala Inkopetenca
Ilir Shehu Rrëzuar
Gentjan Osmani Pranuar
Istref Vata Pranuar
Skënder Deda Pushuar
Munaver Qoku Pranuar
Genti Çala Pranuar pjesërisht
Miranda Pano Pranuar
Fabian Putno Pranuar
Fatmir Rama Pushuar
Aleko Gjoka Pranuar
Alket Elezi Pranuar pjesërisht
Arben Braushi Pranuar
Besnik Kola Pranuar pjesërisht
Edison Tepelena Pranuar
Gjovalin Vuçinaj Inkompetenca
Viodian Trebinja Pranuar
Besnik Mustafaj Pushuar
Arbër Ferhati Pranuar
Alket Karamuça Inkompetenca
Petrit Meçani Inkompetenca
Artur Arapi Pushuar
Altin Hoxha Rrëzuar
Ilir Gjoza Pranuar pjesërisht
Ylli Kambo Pranuar pjesërisht
Bujar Shkoza Pushuar
Romeo Duri Pranuar
Luan Meçaj Pranuar
Dhimitraq Dhespo Pranuar
Fendinand Zhango Inkompetenca
Elton Bazelli Pranuar
Armando Gjinushi Pranuar
Eduart Sinani Pranuar
Aleksandër Rizvani Rrëzuar
Xhiliano Hoxha Pranuar
Ilir Doraci Pushuar
Sahade Jella Rrëzuar
Bashkim Leka Rrëzuar
Gurjan Trajani Pranuar
Andrea Yzeiraj Pranuar
Ardian Nasi Pranuar
Nafije Shyti Pranuar
Filip Gjeloshi Pranuar
Relado Kurti Pranuar
Hasan Gjinaj Inkompetenca
Ali Sipri Pranuar
Elmaz Velaj Pranuar
Dhurata Aliaj Rrëzuar
Gjergji Mollanji Rrëzuar
Flora Greku Pushuar
Xhemal Xhani Pranuar pjesërisht
Xhevdet Rrokaj Pranuar
Klidi Kodra Pranuar
Ditar Cerjani Rrëzuar
Ilir Haxhija Pranuar
Dorian Stafa Pushuar
Fiqiri Hajdari Pranuar
Viodin Trebinja Rrëzuar
Albert Xharav Pranuar
Orgest Kordha Pranuar
Alfred Koka Pranuar
Arben Braushaj Pushuar
Murat Kapllani Pranuar
Arjan Mustafaj Pranuar pjesërisht
Ksandro Kapllani Rrëzuar
Artan Lleshi Rrëzuar
Suzana Tahiri Pranuar
Eduard Sinanaj Pranuar
Enver Bushati Pranuar
Arben Sefa Pranuar
Armando Gjinushi Rrëzuar
Xhevahir Ahmetaj Refuzuar
Kleant Belba Pranuar
Ilirjan Rexha Pranuar
Engjëll Boci Pranuar
Bledar Beqiri Pranuar
Agim Luli Pranuar
Ledjon Arapaj Pranuar
Arben Rama Pranuar
Gjergj Sokoli Pranuar
Albano Lulushi Pushuar
Bujar Shkoza Pushuar
Mexhit Golla Pranuar
Besim Shkoza Pranuar
Gazmir Marku Pranuar
Edmond Llagami Pranuar
Ilirjan Mihali Pranuar
Violeta Molla Pranuar
Nazmie Shega Pushuar
Gjergji Mollanji Pranuar
Ferdinand Ismaili Pushuar
Marjeta Visha Pranuar
Besim Hoxha Pranuar
Agim Nuriu Pranuar
2 Maj 2008