Gjykata, 20 vjet burg babait, vrau për vajzën

17/03/2005 Gjykata deklaron fajtor korçarin Fetah Mullaymeri
Gjykata për Krime të Rënda ka deklaruar fajtor dje të pandehurin Fetah Mullaymeri për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me 20 vjet burg. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri në datën 14 qershor 2004, në orët e para të mëngjesit ka gjetur të varur në haurin e shtëpisë, vajzën e tij 16 vjeçe. Sapo ka parë skemën tronditëse, i pandehuri nuk e ka përmbajtur veten. Ai e ka gjetur menjëherë shkakun që çoi vajzën në vetëvarje. Është pajisur me një granatë dore dhe pa marrë parasysh pasojat, i është drejtuar makinës me të cilën dy vëllezërit Besnik dhe Eqerem Kuqi tregtonin fruta-perime në fshatin Laminot të Korçës. Si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës ka mbetur i vdekur shtetasi Besnik Kuqi, ndërsa vëllai i tij, Eqeremi, u plagos rëndë.
Vendimi
Gjykata pranoi se i pandehuri e ka kryer aktin duke qenë para një fakti tragjik. Por, kjo gjë nuk e përligj veprën penale dhe nuk i krijon kushte favorizuese të pandehurit. Para gjykatës i pandehuri është shprehur se dy vëllezërit e ngacmonin vajzën, e cila pësoi një tronditje psikike, që u kurorëzua me vetëvarje. Këtë "kafshatë" babai nuk e duroi dot. Në momentin që ka marrë granatën dhe ia ka hedhur te këmbët dy vëllezërve, në shtëpinë e Fetah Mullaymerit ishte mbledhur i gjithë fshati. Dy vëllezërit, sipas deklarimeve të bëra nga i pandehuri, kishin ditë që ngacmonin vajzën. Madje, ata ishin orvatur ta dërgonin në Greqi. Të gjitha ngacmimet janë dëgjuar nga vëllai i vajzës dhe bashkëfshatarët. Këtë fakt viktima nuk e ka kapërdirë dot.
Vëllai
Vëllai ka deklaruar në gjykatë se "disa ditë para ngjarjes, unë me motrën po ktheheshim nga shtëpia e xhaxhait. Besnik Kuqi së bashku me vëllain e tij, Eqerem Kuqin, na dolën përpara. Ata më dhanë mua shtymën, ndërsa morën motrën. Pas asaj dite, babai shkoi dhe i takoi dy djemtë. Ata jo vetëm që nuk pranuan të flisnin, por e ofenduan babain rëndë". Më pas, ai shtoi se historia në familje nuk kishte përfunduar. "Babai, pasi mori përgjigje negative nga vëllezërit që ngacmonin motrën, erdhi në shtëpi shumë i irrituar. Ai i tha motrës se djemtë që e ngacmonin nuk e kishin seriozisht dhe se ata do ta gënjenin për ta dërguar në Itali". Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i babait me vajzën. Pas kësaj dite, 16-vjeçarja është ndjerë e ofenduar. Nuk ka dashur t'i dalë përpara babait të vet, edhe pse ai është munduar ta ndihmojë. "Motra të nesërmen e ditës që debatoi me babain, vari veten". "Mua më iku vajza në moshën më të re. Tani nuk më intereson më jeta ime". Kjo ka qenë dëshmia e babait të vajzës, të quajtur Anila Mullaymeri, që, sipas pretendimeve të familjarëve të saj, u vetëvar nga turpi.