PS merr në shqyrtim çmimin e referencës për gazetat

17/03/2005 Braçe dhe Ulqini kanë debatuar ashpër në mbledhjen e Grupit mbi konkurrencën
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është përfshirë dje nga debate të ashpra mes deputetëve Musa Ulqini dhe Erion Braçe për amendamentet e ligjit “akti i lirisë së shtypit". Replikat kanë sjellë shtyrjen e marrjes së vendimit përfundimtar. Burimet thanë se konflikti mes dy antërave të Komisionit parlamentar të Mediave, Ulqini dhe Braçe, ka gjeneruar dhe në akuza të ndërsjella mes dy deputetëve. Nga ana e tij, Braçe i ka kërkuar Grupit parlamentar socialist të mbështesin amendamentet e hartuar prej tij dhe nga kryetari i Partisë Demokristiane, Nikollë Lesi. Ndërkohë që ka kërkuar që projektligji të futet në rendin e ditës së parlamentit brenda datës 26 mars. Sipas Braçes, "ky Kuvend po shqyrton projektligje që nuk kanë vlerë, në një kohë që në Shqipëri, rreth 80 për qind e gazetave shiten nën kosto, duke u përdorur në këtë mënyrë si mjete agresioni për interesa të pronarëve të tyre për përfitimin e tenderave publikë". Braçe ka gjetur kundështimin e Ulqinit gjatë debateve në grup, ku mësohet t'i jetë drejtuar botuesit të "Zëri të Popullit" se projektligji i hartuar nga Braçe-Lesi mbështet mediat e ngritura me para të pista. Ndërkohë që Braçe i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komisoonit të Mediave se "kjo është diçka e pavërtetë dhe se kjo mund të vërtetohet. Le të kontrollohen të gjithë botuesit e mediave si Braçe, si Lesi, e ku di unë".
Vendimi
Vetëm një javë më parë Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka premtuar mbështetje njërit prej hartuesve të amendamenteve për ligjin "për lirinë e shtypit", Erion Braçe. Ndërsa dje, Grupi ka dalë me vendimin që duhet të bëhet një konsultë në sekretariatin me marrëdhëniet me publikun në PS-së dhe me anëtarët e Kryesisë me anëtarët e grupit, të cilët bëjnë pjesë në Komisionin parlamentar të Mediave. Vendimi që do të dalë nga ky grup pune do t'i çohet më pas mbledhjes së grupit parlamentar, për të dalë me një vendim politik. Amendamentet e paraqitura nga Lesi dhe Braçe përjashtojnë nga përfitimi i reklamave shtetërore dhe nga çmimet e reduktuara të energjisë elektrike dhe të telefonisë fikse gazetat, të cilat shiten nën koston e prodhimit. Përcaktimi i një çmimi reference sipas amendametit për çdo gazetë, duke iu referuar numrit të faqeve, do të sillte një konkurrencë të ndershme në tregun mediatik dhe jo favorizime për media të ndryshme, që kërkojnë të mbulojnë humbjet me reklamat shtetërore. Në rast se çmimet e referencës do të zbatohen, atëherë në treg do të shitet më shumë gazeta që ofron më shumë cilësi, dhe jo gazeta që ofron çmimin më të lirë për të përfituar reklama shtetërore.
Referencat e kostos
8 faqe 10 lekë
8-16 faqe 20 lekë
16-24 faqe 30 lekë
24-32 faqe 40 lekë
32-40 faqe 50 lekë
40-60 faqe 60 lekë
60-100 faqe 100 lekë
Mediat, që nuk publikojnë bilancet, gjobiten me 1 deri në 2 milionë lekë
Gazetat që shiten nën këto çmime, nuk do të përfitojnë nga çmimet e reduktuara të energjisë dhe telefonisë
Gazetat e shitura nën kosto, nuk do të kenë reklama shtetërore