E Hënë, 2 Nëntor 2026

Opozita kërkon afrimin e datës së zgjedhjeve

17/03/2005  Përfaqësuesit e opozitës i kanë bërë thirrje faktorit politik shqiptar të vendosë për të afruar datën e zgjedhjeve me dy javë më parë se data e parashikuar nga Kushtetuta me qëllim që ethet elektorale të mos dëmtojnë turizmin në muajt e verës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha dje se në rast se forcat politike do të binin dakord në këtë pikë, atëherë kjo bën të mundur edhe tejkalimin e gërmës së Kushtetutës për zgjedhjet. "Dëshiroj t'u bëj thirrje të gjitha forcave parlamentare të vendit, të vendosin për të avancuar datën e zgjedhjeve, si një akt i përgjegjshëm për të mos rrënuar sezonin turistik të vendit. Në rast se Shqipëria përcakton zgjedhjet në muajin korrik, ju siguroj dhe druaj shumë se qinda milionë dollarë do të jetë dëmi që do t'i bëhet turizmit në Shqipëri. Kushtetuta në një marrëveshje tejkalohet sipas të drejtës kushtetuese. Eshtë në teorinë e saj, që në rastet kur kemi të bëjmë me një pengesë gërme kalohet me marrëveshje mbarëkomëbtare", tha Berisha. Lideri demokrat u shpreh i gatshëm të hyjë në bisedime dhe me krerët e PS-së lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në të kundërt me këtë, socialistët dhe një herë kanë hedhur poshtë këtë propozim. Gjergji Koja tha se në Kuvend deputetët kanë votuar kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›